Gestapo gjermanisht: Geheime Staatspolizei, shqip Policia sekrete shtetërore, zakonisht shkurtuar si Gestapo, ishte policia politike e Rajhut të Tretë. Anëtarët e saj ishin të rekrutuar nga radhët e oficerëve të karrierës të policisë. Organizimi i saj është themeluar nga Herman Goering, pasi Adolf Hitleri erdhi në pushtet në mars 1933. Ajo u emërua si policia zyrtare sekrete shtetërore e Gjermanisë naziste, me veprim pasi nisi lufta edhe në zonat e pushtuar nga nazistët.[1]

Simboli i Gestapos

HistorikuRedakto

Gestapo, është në fakt një shkurtim i “Geheime Staatspolizei”, që në gjermanisht do të thotë “policia sekrete shtetërore”. [1] Gestapo nuk u themelua në fakt nga Hitleri, por nga një zyrtar nazist i rangut të lartë, Herman Gëring më 26 prill 1933. Gëring u emërua drejtor, dhe Rudolf Diels komandant. Disa historianë pretendojnë se në fakt ishte ky i fundit, që sugjeroi idenë e një force policore sekrete. [2]Rudolf Diels ishte kreu i parë i organizatës, të cilën fillimisht e quajti Departamenti i Policisë së Shtetit Prusian.

Diels u shkarkua nga posti i tij vetëm një vit më pas, për shkak se nuk ishte “mjaftueshëm i pamëshirshëm”, për të kryer një punë kaq të rëndësishme dhe autoritative. Vendin e Diels e zuri një tjetër zyrtar nazist i rangut të lartë nazist nga Bavaria, Hajnrish Himler.[2]

Gestapo, përbëhej nga disa departamente, ku secili prej tyre kishte detyra specifike. Departamenti A, ishte përgjegjës për trajtimin e kundërshtarëve politikë të partisë, B-ja merrej me kishat dhe sektet fetare. Departamenti C merrej me administrimin e partisë, D-ja me ruajtjen e rendit në territoret e pushtuara, dhe E-së iu caktua kundërzbulimi.[2]

Roli i GestaposRedakto

 
Muller me Heydrich

Detyra e Gestapos ishte për të hetuar dhe luftuar "të gjitha tendencat e rrezikshme për shtetin".

Kishte autoritet për të hetuar rastet e spiunazhit tradhëtisë dhe sabotazhit, dhe në rastet e sulmeve kriminale ndaj Partisë Naziste dhe shtetit. Veprimet e Gestapos nuk kishin të kufizim ligjor apo gjyqësor. Werner Best juristi nazit shprehej në këtë drejtim: "Për sa kohë që Gestapo ... zbaton vullnetin e udhëheqsit, është duke vepruar ligjërisht. " Gestapos përjashtohej edhe nga përgjegjësia prej gjykatave administrative, ku qytetarët mund të drejtoheshin për ta detyruar që ajo të vepronte në përputhje me ligjin.

Gestapo abuzonte shumë me fuqinë e saj, e tillë është Schutzhaft ose paraburgimi, pa procedurë gjyqësore, dhe dërgimi në kampet e përqendrimit. Njerëzit e arrestuar nën tortura të vazhdueshme firmosnin vetë dokumentin e burgosjes së tyre.

Në vitin 1934, Goering,nën presionin e Heinrich Himmler, ranë dakord për ti kaluar kontrollin e Gestapos SS. Në vitin 1936 Reinhard Heydrich u emërua shef dhe Heinrich Müller, përgjegjës i operacioneve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gestapo u zgjerua me një staf prej 45.000 njësi. Ajo ka ndihmuar në kontrollin e zonave të pushtuara të Europës dhe ishte e prirur për të identifikuar hebrenjtë, socialistët, homoseksualët dhe për transportuar në kampet e përqëndrimit. Në gjyqin e Nurembergut e gjithë organizata u arrestua dhe u ndoq penalisht dhe dënua për krime kundër njerëzimit.

Metodat e arrestimeve të Gestapos, ishin çnjerëzore. Cilido që cilësohej i dyshuar, kishte vetëm 3 minuta që t’i thoshte lamtumirë familjes së tij, dhe të përgatiste rrobat që donte të merrte me vete. Pas atyre 3 minutave, ai do të mbyllej në qelitë e policisë më të afërt, dhe detyrohej të nënshkruante Formularin D-11, ku pranonte se kishte rënë dakord vetë që të hynte në burg. Pasi rrihej, i dyshuari dërgohej në një kamp përqendrimi, dhe qëndronte atje për aq kohë sa Gestapo e ndjente se ishte e mjaftueshme, për t’i dhënë të dyshuarit një leksion.[2]

Gestapo gjatë L2BRedakto

Gjatë luftës, Gestapo kishte dy objektiva kryesore. Së pari të identifikonte dhe shfaroste  hebrenjtë, dhe njerëzit që i përkisnin racave të tjera “të padëshirueshme”. Dhe së dyti, të parandalonte apo shtypte çdo rezistencë të jashtme. Në rajonet e pushtuara të Evropës, ajo u ndihmua nga ekstremistët, dhe ata që mbështetën Hitlerin dhe regjimin nazist. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, numri i agjentëve të Gestapos në Gjermani ishte rreth 40.000. Kur nisi lufta, dhe Gjermania filloi të pushtonte pjesën tjetër të Evropës, numri i agjentëve, informatorëve dhe anëtarëve të Gestapos, u rrit në mbi 150.000.[2]

Sidomos në Francë dhe Poloni, qytetarët vendas luajtën një rol të madh në gjuetinë ndaj grupeve të rezistencës, opozitës, hebrenjve, dhe njerëzve të grupimeve të tjera etnike. Nëse kjo polici informohej për dikë që kishte bërë qoftë edhe një shaka mbi Hitlerin, regjimin e tij apo mbi ndonjë anëtar tjetër të rëndësishëm të qeverisë naziste, ai arrestohej menjëherë, dhe dërgohej në një kamp përqendrimi.[2]

Gestapo ishte drejtpërdrejti apo tërthorazi përgjegjës për identifikimin dhe dëbimin e më shumë se 10 milionë njerëzve (përfshirë hebrenjte dhe të tjerët), në kampet e tmerrshme të përqendrimit si në Aushvic, Bergen-Belsen, Dahau etj. Shumë të arrestuar nga Gestapo, si kundërshtarë politikë dhe jo-politikë, u zhdukën pa gjurmë. Ata nuk u gjetën kurrë.[2]

Dënimi i krimeve të GestaposRedakto

Pas luftës, Gestapo u shpërbë më 8 maj 1945, dhe u shpall një organizatë kriminale nga Gjykata Ndërkombëtar për Krime Lufte. Ajo evidentoi mizoritë dhe krimet e kryera nga anëtarët e saj, dhe arrestoi dhe dënoi mijëra prej tyre. Megjithatë, shefi i saj vjetër, Hajnrih Myler nuk u arrestua kurrë. Disa historianë mendojnë se ai u arratis në Amerikën e Jugut, ndërsa të tjerë besojnë se ai u vra gjatë luftës.[1]

ReferimeRedakto

  1. ^ a b c MekuliPress.com (2020-04-29). "Gestapo, kush ishte policia sekrete, që mundësoi krimet e përbindshme". Mekuli Press. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2022. Marrë më 2022-09-16.
  2. ^ a b c d e f g Plus, Kult (2020-07-08). "Historia e Gestapos, policisë famëkeqe të nazizmit". KultPlus. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2022. Marrë më 2022-09-16.