Siç përdoret në shumë pjesë veriore të Azisë Jugore, termi ghat i referohet një serie shkallësh që zbresin në nivelin e ujit, veçanërisht në një lum të shenjtë. Në rajonet që flasin bengali, kjo seri shkallësht mund të zbresi në diçka të vogël si një pellg ose të madhe si një lum i madh.

Banorë duke kryer ceremoni hindu në një nga ghatet e Varanasit

Etimologjia

Redakto

Ghatet janë zonë në brigjet e lumenjve të shenjtë pranë qyteteve si Varanasi dhe Haridwari ku ekzistojnë shkallë për të arritur ujin e Gangut. Termi përdoret edhe për rajonet malore si Ghatet Perëndimore dhe Lindore. Fjala ghat shpjegohet nga shumë fjalë zanafillore dravidiani si fjalët telugu katta dhe gattu (digë, argjinaturë), fjala tamile kattu (faqja e një mali, dige, shpati, kalldrëm) dhe fjala kannada gatta (vargmal). Kjo etimologji u propozua nga Thomas Burrow dhe u përkrahë nga Manfred Mayrhofer dhe Asko Parpola.[1] Gjuhët sllave kanë një fjalë gat që do të thotë rrugë me vija, por nuk është e qartë nëse ka lidhje me fjalën ghat.

Pamje e një Ghati në Varanasi nga lumi Gang
 
Dashashwamedh Ghati në lumin Gang, Varanasi

Përgjatë lumenjve Gang dhe Narmada

Redakto

Ghatet e shumta domethënëse përgjatë Gangut janë të njohur përgjithësisht si 'Ghatet në Varanasi' dhe 'ghatet e Gangut'. në Madia Pradesh në Indinë Perëndimore ndodhen ghate të tjera domethënëse përgjatë lumit Narmada. Banorët që jetojnë në shkallët e e tyre quhet gjithashtu ghatë. Fjala përdoret gjithashtu në disa vende jashtë nënkontinentit indian ku ndodhen komunitete indiane. Për shembull, në George Town, Penang në Malajzi, termi "Ghaut" përdoret për të identifikuar shtrirjet e këtyre rrugëve që më parë përfundonin në ghate përpara arritjes së limanit (psh.:, Church St. Ghaut – në Malay Gat Lebuh Gereja – është emri i shtrirjes së Kishës përtej ku rruga zbriste në ujë nëpërmjet një ghati). Si në Penang ashtu dhe në Singapor, ndodhen zona të emërtuara Dhoby Ghaut (dhobi do të thotë "larës" ose "lavanderi", në varësi nëse i referohet një personi ose një biznesi).

Ghatet Shmashana

Redakto
Ghatet djegëse të Manikarnikas, në Varanasi
Ghatet djegëse në Kathmandu, Nepal

Ghatet si këta janë të përdorur si për qëllime profane (si larja) ashtu dhe për rite fetare (dmth. larje rituale ose purifikime); ndodhen gjithashtu ghate të veçanta "shmashana" ose "kremimi" ku trupat e të vdekurve digjen pranë ujit, duke e lejuar hirin të meret nga uji i lumit; shembuj të shquar janë Nigambodh Ghati dhe Raj Ghati në Delhi në lumin Yamuna, ku ky i fundit ishte zona e kremimit për Mohandas Karamchand Gandhin dhe shumë udhëheqës politikë pas tij dhe Manikarnika Ghati në Varanasi në lumin Gang.[2]

Përdorime të tjera

Redakto
Pamje panoramike e Har-ki-paurit, Haridwari, që tregon Malviya dwipan (djathtas), të emërtuar sipas Madan Mohan Malviyas, dhe Kulla Birla, ndërtuar në vitin 1936.

Marathi, Hindi , Guxharati dhe Kannada, ghat është një term i përdorur për të identifikuar një kalim të vështir mbi një mal.[3] Një kalim i till është Bhor Ghati që lidh qytetet e Khopolit dhe Khandalas, në Autostradën Kombëtare 4 në Indi rreth 80 km në veri të Bombeit. Charmadi Ghati i Karnatakas është gjithashtu një rast i famshëm. Në shumë raste, termi përdoret për të treguar vetë vargun malor, si Ghatet Perëndimore dhe Ghatet Lindore.

Galeri imazhesh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Jaini, Padmanabh S. (2003). Jainism and Early Buddhism. Jain Publishing Company. fq. 523. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Funeral pyre to be set up in Lahore, Daily Times Pakistan
  3. ^ Navneet Marathi English Dictionary Arkivuar 24 janar 2009 tek Wayback Machine, Navneet Publications (India) Limited, Bombei

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto