Gjergji Thaka ka lindur në qytetin e Korçës më 10.03.1949. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e Tiranës. Kryen studimet e larta në Insitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve „Vojo Kushi“ në Tiranë. Në vitin 1963 ka nisur futbollin me ekipet e moshave të shkollës „Skënderbej“ duke u aktivizuar në të gjitha nivelet. Në vitet 1968 – 1978, ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit „Partizani“. Me këtë skuadër është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike. Ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit. Ka qenë 7 vjet zv/shef dhe tre vjet drejtor i klubit „Partizani“. Nga viti 1999-2002, ka qenë punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit. U nda nga jeta më 4 maj 2017.