Revista “Gjuha jonë” organ i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Revista nisi të botohej më 1981 me dy numra në vit, më pas me tre, pastaj katër, më tej me numra dyfish (1-2, 3-4) e për një periudhë (12 vjet) doli një numër i përbashkët vjetor (1-4) – gjithsej 60 vëllime me gati 8000 faqe, – derisa u ndal pasi doli numri i vitit 2009.