Great Michael ishte një anije e madhe e Royal Scots Navy. Anija u ndërtua nga mbreti James IV i Skocisë si pjesë e politikës së tij për të ndërtuar një marinë të fortë skoceze.

Një riprodhim i Great Michael në Ocean Terminal, Leith

Ajo u urdhërua rreth vitit 1505 dhe filloi të ndërtohet më vitin 1507 nën drejtimin e Kapitenit Sir Andrew Wood dhe mjeshtrit të anijeve Jacques Terrell, u lëshua në det më 12 tetor 1511 dhe përfundoi më 18 shkurt 1512. Ajo ishte shumë e madhe për t'u ndërtuar në çdo kantier detar skocez, kështu u ndërtua në dok të ri te Newhaven. Kur Great Michael u lëshua në det ajo u bë anija më e madhe, me dy herë sesa anija angleze Mary Rose, e cila u lëshua në vitin 1509 dhe përfundoi më 1510.

Anija u emërua pas engjëllit Shën Mëhilli (Michael në anglisht) dhe u ndërtua për ta përkrahur kryqëzatën skoceze kundër Perandorisë Osmane për ta rimarrë Palestinën.