Si toponim emri Gruda gjindet që në lashtësi në Val Canali në mes republikën e Raguzës e Cattaro, e deri në Venedik, pa llogaritur të tillë emra në Shqipërinë veriore të pas 1913, çfarë tregon për emigrimet e migrimet e detyruara në shekuj nga pushtues të ndryshëm sllavë e osmanë. Gruda, si e gjithë Iliria ("Shqipëria") përqafoi ndër të parët treva veriore, fenë shpëtimtare të Jezu Krishtit, që në fillim me predikimet e apostullit Shën Pali rreth viteve 50. Ishte pikërisht qëndresa stoike e Grudasve për fe e atdhe, që i bëri ata të njohur në luftërat e tyre heroike që nga Bizanti (Ortodoks), perandoria e Stefan Dushanit dhe ajo shumë-shekullore me analfabetët e qytetërimit, Perandorinë Osmane e tjerë. Gjithsesi albanolog të ndryshëm japin variante të shumta për popullimin e ripopullimin e Grudës, por gjithnjë vetëm me popullsi shqiptare të ardhura nga tokat shqiptare.

Shqiptarë në Grudë (1913)

Në disa dokumente të hershme të vitit 1455, Gruda shënohet në Companinë (Bashkësinë) e Zetës Superiore (Lartë) që deklaronte besnikërinë ndaj Venecies (Venedikut) me vojvodën e madh Stefano Cernoy. Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit për taksa në vitin 1485 rezultojnë 80 shtëpi, ku ka të shënuar emrat e kryefamiljarëve dhe haraçet e paguara, por duhet sqaruar se nuk kishte filluar ende asnjë familje të myslimanizohej. Albanologu Fr. Nopcsa llogarit se në vitin 1500 ka të ardhur nga Suma, ndërsa nga viti 1500-1600 të kenë ardhur po në Grudë nga Ercegovina, fisi Djell (Giel ?), ndërsa pjesa tjetër ishin autoktonë nga trungu i Berishës (që në vitin 1908 numëronte 80 shtëpi). Emri Gruda përmendet edhe si toponim, dashamirësie, por sidoqoftë shënohet edhe Grudi, në vitin 1610, në vitin 1640 gjenden të regjistruara vetëm 40 shtëpi me 100 burra të aftë për armë.

Gruda është edhe në dokumentet e misionarëve Françeskanë të viteve 1648-1650, si dhe të albanologut Gasp. Në vitin 1671, në një dokument i vitit 1881 shënohet e Gruda ka 351 shtëpi me 2200 banorë dhe 200 burra të aftë për armë, si dhe përbërjen nga 7 (shtatë) fshatra me një territor prej 80 km2. Duhet shënuar se deri në këtë vit në Grudë nuk kishte të islamizuar realisht, por edhe nëse ka është formal, pasi në shtet kishte emër mysliman, ndërsa në shoqëri të vërtetin kristian. Dokumenti më interesant paraqitet ai i viteve 1897, i cili shënon 400 shtëpi, ndërsa ai i vitit 1901-1902 kishte 230 shtëpi, pra 170 shtëpi më pak, çfarë tregon për një emigrim apo migrim (brenda Shqipërisë), pasi kjo popullsi ndodhej në mes dy zjarresh, osmanlinjve të dobësuar dhe serbo-malazezëve të riforcuar.

Grudas të rreth viteve 1880, por edhe pak më pas duhet të jenë edhe të parët e fiseve të Grudasve, që jetojnë në Buzë të Ujit, Koplik e më gjerë... Gruda gjatë gjithë historisë së saj, ka qenë një binom i shkëlqyer me Hotin, ku në shumë materiale shekullore gjindet e shkruar Hot e Grudë. Fisi i Grudës njihet si një ndër 12 fiset më të shquara të krejt Shqipërisë Veriore (Gegnisë).

Proverbiale për trimëritë e Grudës ka mbetur shprehja "Gruda shpatën", pra shquhet për përdorimin e shpatës, armës konvencionale më potente në luftërat e kohës kundër armiqve të ndryshëm. Tregu dominues në Grudë (Shënim i vitit 1920) është ai i dalur nga Vuksan Gjel Gruda (i Djell). Të tjerët janë autoktonë, por duhet sqaruar se ka variante të ndryshme për fiset e herëshme të mbiquajtur Boin e Vulaj, gjithasrhtu të tjerë të huaj nga Genologia (Gjenologjia) pënnenden edhe Kalajt e fisi i Priftëneve. Tepër vonë, Gruda përmendet bajrak në vehte, vetëm në vitin 1897 shpeshherë thuhet se ishte i ndarë në dy nënbajraqe të vogla, por për vendime të mëdha ishte vetëm një.

Po në vitin 1897 thuhet se Gruda kishte Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Këshillin (formë gjykate) Zyrtar në Xhibal. Duhet theksuar se pas vendimeve të kongresit të Berlinit, kur u vendos që ushtria turke me 22 prill 1880 të tërhiqet nga Gruda e Hoti dhe një pjesë e Kelmendit, për t'ju lënë Malit të Zi, kishte një farë islamizimi, kjo ishte në fakt një taktikë për të mos u lëshuar nga Osmanllinjtë e rënë në duart e Shkjeve të Ballkanit (nga shiu në breshër), por gjithsesi kjo ishte e kotë. Gruda sot përbëhet nga katër fise kryesore, të cilët janë:

  • 1. Ivezajt (edhe Pepajt janë degë e tyre, por e islamizuar)
  • 2. Gjolajt,
  • 3. Sinishtajt,
  • 4. Nikajt.

Vuksan Gjeli (shpesh Gila ose Gega) Gruda është paraardhësi i 80% të grudasve... Grudjanët kanë shumë kulme në historinë e saj, si në luftërat me shkjetë e ballkanit, dhe me perandorinë osmane, ku kulmi ishte në vitin 1911, që për herë të parë së bashku me vëllezërit Malësorë ngritën Flamurin Shqiptar në Deqiq, pas 500 vjet robëri Otomane. Por Evropa plakë që pati fuqinë, por jo të drejtën me 1913 e aneksoi Grudën e pjesë të tjera të Malësisë së Madhe në shtetin Jugosllav.

Festa më e madhe e Grudës është Zoja e Grudës, kisha e Grudës është e ndërtuar rreth 470 vjet më parë, mbase më e vjetra e mbijetuar në krejt M. Madhe. Pas vitit të zi 1913, nuk u rresht së luftuari e punuari për t'u shkëputur nga Mali i Zi, shpresat më të freskëta ngjallën gjatë luftës së dytë botërore, kur Jugosllavia predikonte bashkim-vëllazërim dhe vetvendosjen e popujve, por kjo u shua në janar 1945, kur krijesa sllave me aktor shqiptarë (Partinë Komuniste) e ligjëroi faljen e trojeve të vitit 1913 në një tubim model turpi e nënshtrimi në fushën e Tuzit, ku u tha Malësorëve e më gjerë, se ju do të jeni nën shtetin Jugosllav.

Malësorët e befasuar e të zhgënjyer nga komunistët shqiptarë, që gjithsesi i konsideronin vëllezër të një gjaku, nuk u dorëzuan kurrë. Lapidar kanë mbetur fjalët në këtë tubim të patriotit nga Gruda, Kol Zefi, i cili ndër të tjerë pati thënë: "Tash e sa vjet kjesh detyrua me shtëpi time me u shërbye sllavëve, tuj mbrojtë me gjoks e fanatizëm interesat e këtyre maleve shqiptare, që qysh prej kongresit të Berlinit e këtej filluan të shkretënohen prej Malazezëve e ju këta i paski Vëllezër, e ndërsa ne as miq... Si gjithmonë shkjetë na kan rrejtë, mashtrua e tradhtua, shumë ma zi kanë me jua bajuve, e për këtë shpejt keni me u pendue, por ka me kenë vonë me fitua çfarë sot syplastë po e dhuroni..."

Shih edhe

Redakto

Burime

Redakto