49°16′N 2°22′W / 49.27°N 2.36°W / 49.27; -2.36

Flamuri i Guernsey
Harta e Guernsey
Little Chapel te Guernsey

Guernsej (angl. Bailiwick of Guernsey, fran. Bailliage de Guernesey) është një nga Ishujt e Kanalit. Njësia përbëhet nga nënnjjësitë Guernsey, Alderney dhe Sark, secila me parlamentin/këshillin e saj. Organizimi institucional i ishujve ka evoluar me vazhdimësi që në mesjetë. Ka një sipërfaqe totale prej 78 km2 dhe një popullsi prej 67,334 banorësh.

Ishujt e Kanalit ishin pjesë e Dukatit të Normandisë, dukët e së cilit u bënë mbretër të Anglisë në 1066. Në 1204, si pasojë e Traktatit të Le Goulet, vetëm Normandia ishullore mbeti besnike e kurorës angleze, duke çuar në një ndarje politike nga toka mëmë. Rreth 1290, Guvernatori i Ishujve të Kanalit, Otto de Grandson, e ndau arkipelagun në dy beiluike, duke grupuar tërë ishujt përveç Xhersit nën Beiluikun e Guernsejt.

Beiluiki është një monarki kushtetuese parlamentare. Zëvendësguvernatori është përfaqësuesi i monarkut britanik, i cili mbetet kryetari i shtetit.

Beiluiku është vetëqeverisës dhe nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Mbrojtja dhe përfaqësimi ndërkombëtar- si dhe disa politika, si ligji i kombësisë- janë përgjegjësia e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë Guernsej ende ka një identitet kombëtar të ndryshëm nga ai britanik.