Hajdar Ali Hidi (Tiranë, 10 janar 1864 - 1930) ka qenë në një familje me ndjenja të nalta patriotike. Edhe rrethi familjar e fare fisnor ishte po me këto ndjenja. Gjendja ekonomike e familjes ishte e mirë. Hajdari trashëgoi nga i ati zanatin e furrxhiut. Serbet pasi e arrestuan e lidhen me zinxhire dhe nje grup te ketyre patrioteve i vune te ecin rrugeve te Tirones te lidhur duke i rrahur me kamzhik. Keta u internuan ne Vlore per sa kohe serbet ndenjen ne shqiperi.

JetëshkrimiRedakto

Ai u rrit në një periudhë me ngjarje të mëdha për historinë e Kombit. Lidhja historike e Prizrenit e gjeti atë në moshën 14 vjeçare. Influenca e saj ndikoi shumë për formimin e tij patriotik. Duke pa që vendi kishte nevojë për njerëz të arsimum, familja e dërgoi në Stamboll për t’u përgatitur për hoxhë, por ai iu përkushtua çështjes kombëtare duke e lanë me një anë hoxhllikun. Ai atë profesion nuk e ushtroi kurrë, ndonëse shokët dhe miqtë e thërrisnin hoxhë. Ngjarjet që rrodhën nën influencën e lidhjes ndikuan në brumosjen e Hajdarit me bindje të shëndosha patriotike.

Prandaj Hajdari, që në kohët e para të rilindjes sonë kombëtare u rreshtua përkrah patriotëve të çështjes kombëtare që luftojshin me pendë e pushkë për indipendencën/pavarësinë dhe për emancipimin e Kombit tonë. Në fillim ai u bashkua me të gjithë patriotët e Tiranës dhe më vonë me atdhetarët e gjithë Shqipërisë si edhe me klubet patriotike që veprojshin jashtë kufijve të atdheut, sidomos me klubet e patriotëve në Bukuresht dhe Stamboll.

Ai merrte pjesë në punët ilegale të patriotëve, duke çue fjalën e luftës për liri te të gjithë shokët e moshatarët e tij. Në mbledhjet ilegale që organizoheshin me këto raste përveç të tjerave mësoheshin dhe këndoheshin këngë patriotike duke i popullarizue në gjinin e popullit të Tiranës.

Çështja e arsimit të popullit si premisë e zgjimit dhe nevojës për emancipimin e Kombit, ishte preokupimi numur një për të gjithë patriotët, prandaj dhe Hajdari sëbashku me shokët e tij të besës e kishin në plan të parë këtë çështje. Këta nën influencën e Lidhjes së Prizrenit së bashku me shokët e tij, në vitin 1898 organizuan dhe hapën shkollën e parë shqipe në Tiranë, pranë Kishës Katolike (që ndodhej mbrapa hotel Pezës në Bulevardin e Tiranës).

Kjo shkollë u quejt shkolla e Filip Ashikut, mësuesit të parë të saj. Tre vjet më vonë kjo shkollë u shpërngul në pazarin e vjetër të Tiranës tek rruga e Dibrës, ku sot është vendos pllakata përkujtimore me mbishkrimin (mban 500 vjet robnie këtu në vitin 1901 u çel shkolla e parë Shqipe), vitin 1901 është shënue gabim. Më vonë në vitin 1904, Hajdari shkon përsëri në Stamboll ku bie në kontakt me shumë patriotë të shoqnisë “Drita” të Stambollit, ndërmjet të tjerëve edhe me Murat Toptanin. Mbas tre muajsh kthehet në Atdhe ku fillon aktivitetin në mënyrë ma të vendosun për ta çue përpara çështjen e lirisë së vendit të tij. Më vonë në vitin 1908, me inisiativën e tij dhe me kontributin e një rrethi të ngushtë shokësh, ata hapën shkollën e dytë shqipe në Tiranë. Në të dy këto shkolla, përveç Filip Ashikut, mësuesit e parë kanë qenë Ibrahim Dalliu dhe Logoreci.

Në vitin 1909, xhonturqit me politikën e tyre demagogjike dhe mashtruese, duke dasht të shpëtonin Perandorinë e tyre që shkonte drejt greminës, përdorën një taktikë të tillë që të vrisnin dy zogj me një goditje. Kështu ata filluan të përdornin një politikë ma të rrafinueme për t’ia përshtat kushteve të reja që ishin krijue. Ata ngritën në Tiranë një qendër propagande dhe edukimi duke i sistemue në një nga ndërtesat më të mira në rrugën e Durrësit. Pikërisht kësaj qendre të propagandës xhonturke, Hajdari me aksion personal e shtatërron duke i vue zjarrin.

Gjatë reprezaljeve që bënë turqit në Shqipni, në kohën e Shefqet Turgut Pashës, Hajdari arrestohet dhe mbahet në burgun e Tiranës ku torturohet dhe rrihet publikisht dhe mbas një muaji dërgohet në burgun e Elbasanit ku nxirret para gjyqit. Ai në këtë gjyq mban qëndrim burrëror kundrejt autoriteteve gjyqësore turke, duke hedh poshtë akuzat dhe për mungesë provash lirohet nga burgu. Ai dhe gjithë familja e tij, herë pas here ishin nën presionin e kontrolleve për libra shqip dhe armë, por përgjigjia e tij ka qenë: jo vetëm fëmijët e lindur, por edhe ata në barkun e nënës, shqiptarë do të lindin në këtë shtëpi. Nga tre djemtë e tij, 2 prej tyre ai i arsimoi duke i bërë mësues.

Përveç okupatorit turk, Shqipnisë gjatë luftës Ballkanike, iu kanos dhe rreziku i coptimit të truallit të saj nga fqinjët Serbo-Malazes e Grek. Kur ushtritë Serbe erdhën në Tiranë, Hajdari arrestohet prej tyre dhe shtrëngohet të firmosë një deklaratë mashtruese Serbe, por ai ua përplas në fytyrë këtyre okupatorëve të rinj duke u thanë se ai njeh vetëm qeverinë shqiptare si përfaqësuese të vendit të tij. Për këtë shkak Serbët e fusin në burg.

Kur forcat Serbe erdhën në Krujë në fund të Nëndorit, patriotët e Tiranës u mblodhën më 25 Nëndor 1912 për t’i dalë të keqes përpara dhe vendosën për të ngritur flamurin Shqiptar më 26 Nëndor 1912. Flamuri u ngrit në sheshin përpara zyrave qeveritare të asaj kohe.

Duke qenë i mbrujtun me idealin Kombëtar dhe meqë i dhimbej ky truall dhe ky popull, edhe mbas shpalljes së pavarësisë dhe mbas luftës së parë botnore, në vitet 1920 ai bëhet anëtar i organizatës “Bashkimi” drejtuar nga Avni Rustemi. Këtu ai dha një kontribut të madh dhe sidomos gjatë triumfit të revolucionit demokratiko-borgjez të vitit 1924. Qeverinë e Fan Nolit e përkrahu me të gjitha fuqitë dhe në të gjitha aktivitetet e saj. Bile gjatë revolucionit të 1924, në shtëpinë e ti ai mbajti shumë shokë të patriotit Bajram Curri që morën pjesë në këtë revolucion. Vitet e fundit të jetës së tij qenë të rënda sepse pati disa fatkeqësi si ekonomike ashtu edhe shërndetësore. Në vitin 1930, më 30 gusht, vdiq.

Para se të vdiste e kishte lanë amanet që në varr të përcillej nga nxënës shkolle të cilët do të këndojshin kangë patriotike gjatë përcjelljes. Kjo dëshirë e tij e fundit iu plotësua më së miri nga shokët e tij të luftës për një Shqipni të lirë.

Shikoni dheRedakto

Ne kohen e kryengritjes se Haxhi Qamilit edhe Hajdari ishte ne shenjester te simpatizanteve te dhunshem pro turp. Nje nate shkojne tek shtepia e tij (mbrapa postiqes ne qender ti Tirones) nje turme e ketyre turkoshakeve, duke bertitur "ngordhi shqipja, ngordhi shqipja". Ata mbanin te lidhur ne nje shkop ne sorre te vrare dhe donin te hynin ne shtepine e tij per ta djeg. Hajdari nuk gjendesh ne shtepi, por Gruaja  e tij del ne oborr dhe u thote se edhe femija qe do te linde nusja e djalit te tij, shqiptar do te jete dhe jo tjeter. Hajdar Hidi kishte djal teze Zyber Hallullin, dhe ishte nje nga mbeshtetesit e tij financiar per hapjen e strehes vorfnore ne Tirone.

ReferimetRedakto