Dr. Halil Turku, profesor ordinar në Seksionin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore në Prishtinë, është i lindur në Pejë me 12.06.1935. Shkollën fillore dhe atë të mesmen - Gjimnazin Real Shqiptar i ka mbaruar në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm.

Gjatë vitit shkollor 1955/56, ka punuar si mësues në shkollën fillore “RILINDJA” në fshatin Trefis(ish Trstenik). Komuna e Pejës.

Në fillim të vitit shkollor 1956/57, Halil Turku regjistrohet në grupin e Matematikës të Fakultetit Filozofik në Sarajevë. Në këtë Fakultet ka diplomuar në vitin 1960, me note mesatare 8.41.

Me hapjen e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, në muajin Tetor të vitit 1960, është zgjedhur asistent në Katedrën e Matematikës. Pra, Halil Turku ka qenë asistenti i parë që ka filluar punën në Katedren e Matematikës të Fakultetit Filozofik në Prishtin, d.m.th ka qenë njëri nga themeluesit e departamentit të sotëm të Matematikës.

Në vitin 1969, Halil Turku zgjedhet në thirrje të ligjeruesit për lëndën "Teoria e Funksioneve të Variablit Kompleks" Arkivuar 21 shtator 2021 tek Wayback Machine. në Katedrën e Matematikës të Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

Në vitin 1974 zgjedhet ligjerues i lartë për lëndë "Teoria e Funksioneve të Variablit Kompleks" në Seksionin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore në Prishtinë.

Në vitin 1976, zgjedhet profesor inordinar për lëndën ”Teoria e Funksioneve të Variablit Kompleks” në seksion e Matematikës të FSHMN, Prishtinë.

Ne vitin 1982, zgjedhet profesor ordinar për lëndën ”Teoria e Funksioneve të Variablit Kompleks” në seksion e Matematikës të FSHMN, Prishtinë.

Me 23 Janar të vitit 1974, e ka mbrojtur tezen e magjistraturës me titull “Funkcije klase Hp, p>0 interpolacija ovih funkcija” në Fakultetin e Shkëncave Matematike Natyrore në Beograd.

Me 12 Prill te vitin 1976, e ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull: “Interpolacija u Hilbertovim prostorima i Hardijevim klasama Hp u poluravni” në Fakulltetin e Shkencave Matematike Natyrore në Prishtinë.

Gjatë kësaj përiudhe, pra prej vitit 1960, si asistent në Seksionin e

Matematikës të Fakultetit Filozofik dhe të Fakultetit të Shkencave Matemabike Natyrore,

ka mbajtur ushtrime nga lendet: Analiza matematike I, Analiza matematike II, Analiza matematike III. Algebra I, Algjebra II, Gjeometria analitike, Gjeometria deskriptive, Matematika I dhe Matematika II për studentët e fizikës, kimisë dhe Teoria e Funksionëve të Variablit Kompleks, ndërsa si ligjerues, ligjerues i lartë, profesor inordinar dhe profesor ordinar ka ligjeruar lëndët: Analiza matematika I, Analiza matematike II, Gjeometria analitike, Matematika I dhë Matematika II, për studentet e fizikes, Matematika per studentet e kimise, Funksionet speciale dhe Teoria e Funksioneve të Variablit Kompleks.

Gjatë vitit shkollor 1975/76, në Seksionin e Matematikës të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Nishit dhe te Universiteti i Tetovës, ka mbajtur ligjerata nga lënda: Teoria e Funksioneve te Variablit Kompleks.

Prof.Dr. Halil Turku, që nga viti 1977/78, intenzivisht është i angazhuar në studimet postdiplomike në Seksionin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, dhe ka mbajtur një seri kursesh speciale për studentët e shkallës së tretë.

Deri në pension, ka qenë Shefi Seksionit të Matemarikës, udhëheqës i studimeve postdiplomike, Prodekan dhe Dekan i pare Shqiptar i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore dhe prorektor i Universitetit të Kosovës.

Prej vitit 1960 e deri më sot, Prof. Dr. Halil Turku ka treguar aktivitet të gjerë në kërkime shkencore dhe ngritje profesionale. Rezultate të lakmueshme dhe në nivel të lartë shkencor i ka arritur në lëminë e "Interpolimit të funksioneve analitike në gjysmëplan".

Këto publikime janë bërë në gjuhën angleze, në gjuhën ruse dhe në gjuhën frenge.

Prof. Dr. Halil Turku ka arritur një varg rezultatesh të rëndësishme në punën

shkënore - hulumtuese, në një lëmi bashkëkohore të matematikës, e në veçanti në lemin e Interpolimit në hapësirat e Hilbertit dhe hapësirat e Hardit. Shumicën e këtyre rezultateve i ka publikuar ne revista shkencore të matematikës me recensione nderkombëtare si p.sh: Dokladi Akudemii Nauk BRSS, Matematica Balcanika, Amerikan Matematical Society, Glasnik Matematiçki - Zagreb, Matematiçki Vesnik - Beograd etj. Punimet shkencore të publikuara në këto revista dukshëm kanë ndikuar në drejtimin e zhvillimit të lëmisë së interpolimit me ndihmën e funksioneve analitike në gjysmëplan.

Rezultatet shkencore i ka kumtuar ne Simpoziume dhe Kongrese shkencore të atematikës, të mbajtura në vend dhe jashtë vendit, ëshë treguar si studius serioz dhe interpretator i sigurt i rezultateve të veta.

Prof. Dr. Halil Turku, kujdes të merituar i ka kushtuar, aftësimit të kuadrit të rinjë shkencor më se të nevojshëm për Universitetet e Kosovë dhe më gjerë.

Ishte anetar i komisioneve per pershtateshmeri, vleresim dhe mbrojtje te doktoratures ne Universitetin e Prishtines si dhe mentor i disa magjistraturave dhe doktoraturave ne Universitietin e Prishtines. Ka qene anetar I keshillit redaktues te revistes “Glasnik Matematiçki”. Me sukses e ka udhehequr seminarin shkencor ku jane komunikuar kumtesa shkencore ne departamentin matematikor.

Krahas punës së frytshme shkencore - hulumtuese dhe mësimore Dr. H. Turku ka treguar interes edhe për problemet e mësimit të matematikës në shkollat fillore të mesmet dhe universitare. Duke shkruar tekste shkollore dukshëm ka ndikuar në zhvillimin e sukseshëm të lëndës së matematikës në të gjitha nivelet e shkollimit.

Ka qenë në specializim në Strazburg, Tiranë, Jenë dhe Moskë. Fusha kryesore të studimeve shkencore të H. Turkut është analiza komplekse dhe pikërisht lëmia e

interpolimit të funksioneve komplekse në gjysmëplan. Ka publikuar 28 punime në revista ndërkombëtare e disa në revista vendore.

Ka botuar 3 tekste universitare si dhe 14 tekste per shkolla fillore e të mesme.

Rezultatet e tij shkencore i ka paraqitur në tubime shkencore:

1. Kongresi i V-të Balkanologjik. 25 VI - 30 VI. 1974. Beograd- Serbi: O nekim

interpolacionim zadacima funkcija u klasi H p .

2. Kongresi i VI MFAJ. 28.VIII - 03. IX. 1975. Novi – Sad.:Interpolacione osobine funkcija

klase H p u poluravni.

3. Kongresi i VI i Matematikanëve të Ballkanit. 21. VI - 30. VI. 1977. Varna. Bullgari. Neke

interpolacione osobine analitickih funkcija klase H 2 u poluravni.

4. Kongresi Botëror i Matematikanëve. 13. VIII – 25. VIII. 1978. Helsinki – Finland. Interpoljacionije osobine analiticeskif funkcii klase H p v poluploskosti.(rusisht)

5. Kongresi Botëror i Matematikanëve. 1982. Budapest – Hungari. Interpolirovanije znaçenije lineinih neprerivnih funkcionalov v sluçai poluploskosti.(rusisht)

6. Kongresi i VII. MFAJ. Shtator 1979. Budvë. Mali i Zi. Interpolacija vrednosti funkcionala u Hilbertovim prostorima.

7. Kongresi i VIII i MFAJ. Shtator 1985. Prishtinë: O nekim interpolacionim zadacima fubkcija klase H p u poluravni Re(z)  0.

Puna ne projekte shkencotre:

1. H. Turku me të tjerë: Procena Fourier-ovih koeficijenata. Interpolacija u Hilbertovim prostorima I Hardijevim klasama. Projekt shkecor. FSHMN. Prishtinë, 1981. Projektin e ka financuar Bashkësia për Punë Shkencore e Kosovës.

2. M. Berisha & H, Turku me të tjerë: Prilog teoriji redova. FSHMN. 1983. Prishtinë.Finansimin e ka bërë Bashkësia për Punë Shkencore.

3. H. Turku & M. Berisha me të tjerë: Najfinija aproksimacija kod nekih klasa funkcija I funkcionalna interpolacija u njima. FSHMN. Prishtinë. 1986. Finansimin e ka bërë Bashkësia për punë Shkencore.

Prof. Dr. Halil Turku është i pari dhe i vetmi shqiptar që ka marë pjesë në dy Kongrese Botërore: Helsinki – Finlandë më 1978 dhe Budapest – Hungari me 1982.

Në kongreset e lartëpermendura me sukses i ka komunikuar kontributet e arritura në lëmin e Interpolimeve në Klasat e Hardit dhe Hapësirat e Hilbertit.

Në revistën më prestigjioze DOKLADI Akademie Nauk BRSS, gjerë me tani, vetëm dy shqiptar kanë publikuar të arriturat shkëncore: Prof. Petrq Pilika dhe Prof. Dr. Halil Turku.

Pjesmarja në konferenca:

1. Konferenca e matematikës , Prishtinë 1986.

2. Konferenca ndërkombëtare në Teorinë e Optimizimit, Tunizi, 2002

3. Konferenca ndërkombëtare e Analizës funksionale dhe Algjebres, Shqipëri (Elbasan), 2006.

4. Konferenca ndërkombëtare e Analizës funksionale dhe Algjebres, Shqipëri (Elbasan), 2009

Ështe shpërblyer me mirënjohje:

1. Shpërblimi i Dhjetorit ne vitin 1975.

2. Mirënjohje për 20 vjetorin Fakultetit Filozofik & FSHMN ne vitin 1980.

3. Mirënjohje për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe

avancimin e procesit mësimor–shkencor në Universitetin e Prishtinës ne vitin 2007.

4. Mirënjohje për kontributin e dhënë në Gjimnazin Matematikor ne vitin 2009.

5. Mirënjohje me rastin e kremtimit të 41 – vjetorit të Universitetit të Prishtinës ne vitin 2011.

6. Mirënjohje për kontribuin e dhënë në Fakutetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës ne vitin 2012

7. Mirenjohje ne Fakulltetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit ne vitin 2017.

8. Mirenjohje ne Fakulltetin e Edukimit ne vitin 2018.

9. Mirenjohje per udheheqje te sukseshme te Universitetit te Prishtines ne vitin 2020.