Tabelë prej bronzi e gjetur në territorin e ballaiteve ndofta në qytetin që ndodhet sot në Gurëzeza afër Cakranit. Tabela është e ekspozuar në muzeun arkeologjik te Apolonia.

Përshkrimi Redakto

Në të dokumentohet nderimi që byllinët i bëjnë udhëheqësit të rojeve kufitare për punën e bërë.

Vjen nga territori i bylinëve, por vendi i saktë i gjetjes nuk i dihet. Tabela prej bronzi ka qënë ekspozuar dikur në një shesh të qendrës së Koinonit të Balaitëve, ndoshta qyteti ilir i Gurzezës, pranë Cakranit. Mbishkrimi në greqishten e lashtë përkthehet :

Teksti Redakto

"Kur ishte prytan (nëpunësi më i lartë i qytetit i zgjedhur një herë në vit) Bion Kleigenea në muajin Psidreos(psyderos), ditën e tetëmbëdhjetë, tamiasi Aristen Eksakiu i raportoi pleqësisë dhe eklesisë, se meqë periporlarhu Aristen Parmeni i ka bërë të mira balaitëve, madje edhe më shumë, iu duk e drejtë balaitëve që të kurorëzonin peripolarhun Aristen Parmeni me kurorë të artë prej pesë hyrëse për meritat e tij. Edhe peripolarhu Aristen Parmeni, duke falënderuar balaitët për privilegjet që i dhanë atij, e kurorëzuan koinonin e balaitëve me te njëjtën kurorë.

E gjykuan të drejtë balaitët, që vendimi të gdhendet në pllakë bronzi dhe të vendoset në një vend te dukshëm,për mirësitë e bëra më parë prej tij. Të jenë pjesëtarë të të drejtave të përgjithshme edhe fëmijët. Te bëhen pjesëtare te te drejtave edhe gramatejtë Parmen Teisarhu dhe Bul Abai.”

Literatura Redakto

  • "Bylisi" Neritan Ceka Skënder Mucaj Sht. bot Migjeni Tirane 2009.