Hasan Labi bën dyfek eshte nje kenge popullore polifonike qe u kendohet kryengritesve.

Teksti Redakto

  • Zylyftar Poda dergoi
  • Çdo kaza e lajmëroi
  • Hasan Labi, kur degjoi
  • Per Kolonjë u nis e shkoi
  • Hysen pasha kur degjoi
  • Treqind suvari dergoi
  • Treqind suvari me vrap
  • Hasan Labit t'i bëjë çark
  • Postenan, ne ate breg
  • Hasan Labi ben dyfek
  • Shtate dite e shtate net
  • Sa dridhej foshnja ne djep
  • Kajmekami, nje manof
  • Korçë dergoi per top
  • Se me dyfek s'ia del dot
  • -Del Hasan ! -S'kam per të dale
  • Hasan Labi s'del i gjallë
  • Pa e marre plumbin ne balle !
  • Hasan Labi trim i rrallë
  • Bn dyfek me pashallare
  • Nderoi deli Gusmarë
  • Vrau nente zabitllare
  • Nuk dihet se sa nizame
  • Ç'u dogj fshati tri mëhallë

Gusmar___Kurvelesh

Shpjegime Redakto

  • 1) Hasan Labi : Nga fshati Gusmar i Kurveleshit.
  • I shkoi ne ndihme Zylyftar Podes ne luften kunder turqve ne Melesine 1831.
  • 2) Ne Kurvelesh kemi dy figura patriotike me mbiemrin ""Labi"", Hysen Labi (Hysen Sejdiaj) , i thirrur nga Greket ""Deli Hyso"", nga fshati Rexhin i Kurveleshit (1814__1844), dhe Hasan Labin (Hasan Gjostoja) nga fshati Gusmare, per te cilin bejne fjale te dyja kenget.
  • Thone se Hasan Labi (Gjostoja) u rrethua nga koshallet osmane ne fshatin Kodras te Kolonjes.
  • Vellami i tij, Fehim Prodani, i paguar nga osmanët, i kerkoi Hasanit qe gjoja do behej dorzante per te por, ne te vertet ja kishte me hile.
  • Fehimi e qelloi me pushke, Hasani ju pergjigje flak per flake dhe mbeten te dy te vrare.
  • 3) Fehim Hasani (Prodani) nga Kolonja ..