Historia e Polonisë (1939 - 1944)
Pushtimi i Polonisë
RedaktoPushtimi i Polonisë, nisi më 1 shtator 1939 dhe zgjati deri më 6 tetor 1939. Pushtimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Republikës së Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi gjerman filloi më 1 shtator 1939, ndërsa Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë Lindore më 17 shtator.
Në prill të vitit 1943, në Poloninë e pushtuar nga nazistët, disa qindra të rinj hebrenj të paarmatosur zgjodhën një luftë të pabarabartë me pushtuesit. Një kryengritje njëmujore e luftëtarëve hebrenj në geton e qytetit e njohur ndryshe si “Revolta e getos së Varshavës”.
Kryengritja e Varshavës më 1944
RedaktoMë 1944 Varshava u rindez përsëri kundër pushtuesve të saj. Kryengritja e Varshavës nga 1 gushti deri më 2 tetor të vitit 1944, kishte në qendër guerrilet polake, të cilët filluan një sulm 63 ditor ndaj nazistëve. Fillimisht polakët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Varshavës qendrore, por e ndjenë veten të braktisur kur kërkesat e tyre për ndihmë nuk u morën parasysh nga ushtria sovjetike. Burimet tregojnë se vdiqën mbi 16 mijë luftëtarë të rezistencës dhe 150 mijë civilë. Pasi nazistët arritën të mbysnin rebelimin, ata shkatërruan mbi 85% të kryeqytetit polak.[1]
Holokausti në Poloni
RedaktoAneksimi i Polonisë, ishte terreni ku Gjermania naziste nisi politikën e saj për eleminimin e popujve jo gjermanë, duke synuar që pjesët e aneksuara të Polonisë Perëndimore të “depolonizoheshin” dhe të “gjermanizoheshin” sa më shpejt që të ishte e mundur. Për këtë qëllim, 8 milionë polakë dhe hebrenj duhet që të zhvendoseshin në zonën që ndodhej nën kontrollin nazist. Vendet e tyre do të ziheshin nga gjermanë etnikë të “riatdhesuar” nga Balltiku dhe perëndimi i Ukrainës.[2] duke lënë më shumë se 60 mijë ushtarë të vrarë 25 mijë civilë të vrarë.[1]
Gati gjysmë milioni hebrenj nga geto ishin transportuar tashmë në kampin famëkeq të vdekjes në Treblinka. 6 mijë civile hebrenj të getos që mblidheshin nga Varshava e pushtuar vdiqën në luftime dhe rreth 50 mijë u vranë pasi revolta mbaroi. Getoja e zbrazur më pas u dogj.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Lufta që shkatërroi botën". a2news.com. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Pushtimi gjerman i Polonisë". Bota Sot (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)