Humanitarian Law Center (HLC) (serbisht: Fond za Humanitarno pravo, shqip: Fondi për të Drejtën Humanitare) është një organizatë jo-qeveritare me zyra në Beograd, Serbi dhe Prishtinë, Kosovë.[1] Kjo organizatë u themelua në 1992 nga Nataša Kandić për të dokumentuar abuzimin me të drejtat e njeriut përgjatë zonave të konfliktit të armatosur në ish-Jugosllavi, në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Në zonën e post-konfliktit, HLC ka vijuar të punojë për avancimin e të drejtave të viktimave të krimeve të luftës dhe lobimin për drejtësinë sociale. Duke investiguar të vërtetën dhe duke kërkuar drejtësi, si dhe duke bërë fushatë ndërgjegjësuese për largimin e agresorëve të luftës nga institucionet shtetërore si dhe nga pozicione të tjera në autoritet.

Libri Kujtimi i Kosovës Redakto

Si pjesë e punës kërkimore mbi krimet e luftës dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë, HLC ka përpiluar Kosovo Memory Book/ Libër Kujtimi i Kosovës 1998-2000. Ky libër përmbledh të gjitha viktimat e konfliktit të periudhës nga 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, duke dokumentuar rrethanat në të cilat secila prej viktimave është vrarë ose zhdukur. Qëllimi i një publikimi të tillë është të shmanget manipulimi politik i numrit të viktimave, t'i jepet ndihmë shoqërisë për tu ballafaquar me krimet e realizuara gjatë luftës, si dhe të ndërtohet një kulturë përkujtimore.[2]

Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Humanitarian Law Center website Arkivuar 22 maj 2011 tek Wayback Machine, accessed 22 January 2011
  2. ^ "Kosovo Memory Book", Humanitarian Law Center website Arkivuar 22 maj 2011 tek Wayback Machine, accessed 22 January 2011