Ibrahim Shaqiri ka lindur më 18 shkurt 1965 në fshatin LlojanKumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ushtarake të aviacionit luftarak i kreu në Rajllovac të Sarajevës dhe në Batajnicë të Beogradit.

Pas përfundimit të akademisë Shaqiri transferohet në komandën e korpusit të V-të në Zagreb. Gjatë qëndrimit në Zagreb, me sukses kreu kursin gjashtë mujorë të aerologjisë. Në tetor 1985 transferohet në Prevllak të Herceg Novit, në një qendër ushtarake ku kryheshin prova me armatimet më të reja. Në këtë qendër Shaqiri kryen një kurs tjetër prej 18 muajsh për aerologji të lartë me radio-sonda dhe radarë. Pas shpërthimi të luftës në Kroaci (1991) ai tërhiqet nga radhët e AJ-së dhe kthehet në vendlindje. Ndonëse qëndrimi i Shaqiri në Kumanovë ishte i pasigurt, në shtator 1992 pas shumë peripetive, së bashku me familjen e tij emigron në Gjermani.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Shaqiri ka dhënë kontribut të vacantë në financimin e luftës çlirimtare në Kosovë dhe në vistet tjera shqiptare në “Luginë të Preshevës” dhe në Maqedoni. Si ushtarak, në prill 1999 do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së, dhe merrë pjesë aktive në stërvitjen fiziko-taktike të ushtarëve për operacionin e koduar ”Shigjeta” në Pashtrik, ndërsa në vitin 2000/2001 kyçet në UÇPMB dhe në radhët e UÇK-së në Maqedoni.

Shih dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto