Iljaz Agushi
Iljaz Agushi (Prishtinë, 15 prill 1882 - Tiranë, 29 tetor 1943) ka qenë nëpunës, deputet në parlamentin jugosllav, deputet i shtetit shqiptar, ministër dhe zv/ministër.
Iljaz Agushi | |
Ministër i Punëve Botore | |
3 dhjetor, 1941 – 14 shtator, 1943 | |
Paraardhësi: | Shefqet bej Vërlaci |
Pasardhësi: | Eqrem Telhaj |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 15 prill, 1882 |
Lindi në: | Prishtinë, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 29 tetor, 1943 |
Vdiq në: | Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1939–43) |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | nëpunës, ministër |
Shkolla e kryer: | Liceu i Bursës |
Partia politike: | Xhemijeti, në parlamentin jugosllav |
Bashkëshortja | bijë (vd. 1936) e Zija bej Prishtinës |
Fëmijë | 4 djem |
Feja: | mysliman |
BiografiaRedakto
U lind në Prishtinë më 15 prill 1882 në gjirin e një familjeje qytetare[1]. Pas arsimimit në vendlindje, kreu studimet e larta në liceun e Bursës, në Perandorinë Osmane.
Pasi u kthye në Prishtinë, u emërua dy herë radhazi drejtor administrativ i Komunitetit Mysliman. Më 1939 - 1941 qe deputet në parlamentin jugosllav. Në maj - dhjetor 1941 prefekt i Prishtinës. Në vitet 1941 - 1943 u emëra ministër sekretar shteti i Punëve Botore në kabinetin Kruja, në Mbretërinë Shqiptare. Në vitin 1943 shërbeu si zv/kryeministër në kabinetin Bushati dhe atë Libohova. Në vitet 1942 - 1943 u zgjodh deputet[2].
Drejtoi qeverinë pas largimit të kryeministrit Libohova «për punë private» në Itali. Kaloi pa probleme pushtetin në duart e qeverisë Mitrovica, u zgjodh sërish deputet, por nuk mundi të kontribuojë më pasi u vra më 29 tetor 1943 me atentat në Tiranë[3].
ReferimetRedakto
- ^ Pirraku, Muhamet (14 prill 2015). "Iljaz Haxhi Agushi - Apostull i Shqipërisë Etnike". pashtriku.org. Marrë më 2 mars 2018. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". f. 73. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. f. 127. ISBN 978-99943-56-43-0. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)