Imazhe, kode, kumte është libër i shkruar nga Jakup Mato. Gjinia: Kritikë arti. Viti i botimit 2001.

Ky libër është botim i Akademisë së Shkencave me gjashtë kapituj dhe 394 faqe.

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë çështje që lidhen me gjenezën e krijimit artistik, me “laboratorin krijues artistik”. Autor trajton analiza për një sërë çështjes teorike dhe praktike të lidhura me procesin krijues. Më tej merret me komunikimin artistik dhe marrëdhëniet ndërkomunikuese midis audiencës dhe kreativitetit artistik, të quajtur ndryshe procesi estetik. Në brendësinë e tij janë parashtruar çështje të interpretimit semiologjik si edhe mendime për disa fenomene dhe ndërlidhje e ndërveprime midis llojeve të kreativitetit.

Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedia në këtë fushë.

Në të citohen trajtohen dhe janë marrë në konsideratë për qëndrimet e tyre estetike figura të kulturës e artit shqiptar te vjetër e të ri si psh: Dritero Agolli, Abdurrahim Buza, Zhani Ciko, Ismail Kadare, Vath Koreshi, Jusuf Gërvalla, Guri Madhi, Ibrahim Madhi, Fan Noli,Odhise Paskali, Drita Pelingu, Matie Logoreci, Kristaq Rama, Ibrahim Rugova, Kadri Roshi, Alfred Uçi etj.