Instituti për Planifikimit Hapsinor i Kosovës
Instituti për planifikim hapësinor është pjesë përbërëse e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe së bashku me Departamentin e Planifikimit Hapësinor përbëjnë sektorin e planifikimit hapësinor në Qeverinë e Kosovës. Është themeluar në tetor të vitit 2003.
Veprimtaria kryesore e këtij institucioni është hartimi i Planit Hapësinor të Kosovës dhe përgatitja dhe hartimi i planeve të zonave me përmbajtje të veçantë me interes për shtetin. Veprimtari tjetër e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve humane dhe ndihma teknike profesionale e punëtorëve të nivelit komunal në përgatitjen dhe hartimin e planeve komunale.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |