HyrjeRedakto

IPKO njihet si kompani e telekomunikacionit ne Kosoveme nje rritje shume te shpejtë në Evropë. E themeluar më 1999, IPKO është zhvilluar suksesshëm.Diversiteti i sherbimeve te saj bazohet ne filozofine e krijimit te planeve tarifore dhe ofertave te personalizuara per kerkesa te ndryshme te konsumatoreve te saj.Me hyrjen e saj në treg, IPKO ka sjellë konkurrencë në tregun e telefonisë mobile dhe përfitime të shumta.

Gjatë një viti operimi, IPKO me rrjetin e telefonisë mobile, mbulon më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit.Për më pak se një vit, telefonia mobile IPKO ka 35 për qind të tregut të telefonisë mobile në Kosovë, i cili gjithnjë është në rritje. IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve. IPKO ka një rrjet shumë të gjerë tokësor - fikse me 230.000 mijë porta, ndërsa numri i konsumatorëve të telefonisë fikse është në rritje të vazhdueshme. Kompania është gjithashtu lider në treg edhe në shërbimin e televizionit kabllor digjital, me përmbajtje programore televizive me nje numer të madh të klientëve në treg.

Kompania IPKO ka 17 dyqane zyrtare të shitjes me përkrahje teknike dhe qendër kujdesi për konsumatorët, e cila punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë tërë vitit dhe një rrjet të gjerë distributorësh të autorizuar në të gjithë vendin. Misioni I saj është krijuar me qëllim që të jetë bërthamë e zhvillimit të telekomunikimit në Kosovë, për një pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë globale të informimit. Qysh nga hapat e saj si ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron spektër të plotë shërbimesh dhe përmbajtjesh të integruara në komunikime mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital, internet dhe media.Sot, IPKO është telefonia e parë dhe e vetme mobile në Kosovë e cila e ofron rrjetin e shpejtë të internetit në mobil – 3.75G.

IPKO NDER VITERedakto

1999

20 shtator Dalja e parë në internet (www.cnn.com) nga Kosova nëpërmjet rrjetit të Internet Projekti Kosova Fillimi i IPKO-së, si një projekt humanitar, i quajtur Internet Projekti Kosova.

2001

Krijimi i kompanisë, kalimi nga organizata joqeveritare ipko.org, në kompani IPKO Net

2002

Marrja e kredisë së parë nga ProCredit Bank për investimin e backbone ndërkombëtare për shtrirjen e rrjetit në tërë Kosovën.

2004

Ipko Net përfiton kredi në vlerë prej 1.65 milion nga ProCredit Bank. ProCredit Bank dhe Ipko Net kanë nënshkruar marrëveshjen, në bazë të së cilës Ipko Net do të përfitojë kredinë prej 1.65 milionë euro. Platforma on-line në industrunë e sigurimit. Sistemi Online për pikat shitëse të kompanive të sigurimit

2005

Ipko Net prezanton shërbimet e reja në Panairin e Teknologjisë informative. KEK dhe Ipko Net nënshkruajnë kontratën për bashkëpunim. PTK investon në Ipko Net. Ipko Net sponsoron fushatën e SOS Kinderdorfit. Ipko Net sponsoron koncertin për Ditën e Çlirimit të Prishtinës. Ipko Net hap qendrën e shitjes dhe të kujdesit për klient në Prizren.

2006

Ipko Net licensohet për telefoni fikse. Ipko Net përkrah SOS Kinderdorf-it. Zyrtarisht, Telekom Slovenije blen 75 % të aksioneve të Ipko Net. Telekomi i Sllovenisë tashmë edhe në Kosovë. Shtëpia e 1000-t lidhet me internetin e Ipko Net. Ipko Net fillon shtrirjen e fijes optike.

2007

Ipko Net merr pjese në panairin e karierës. Ipko Net kreu pagesën për licencë të telefonisë mobile në Kosovë. Konzorciumi Telekomi i Sllovenisë, Ipko Net dhe Mobitel nënshkroi kontratën. Ipko Net zgjedh Ericsson për shtrirjen e rrjetit GSM. Ipko Net hap qendrat për klientë në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj Ipko Net shpërblehet si njëri ndër tatimpaguesit me të mëdhenj dhe të rregullt.

2008

Ipko ndihmon familjet e Malishevës. IPKO NË 8 QYTETE TË KOSOVËS 1O Kanale të reja në IPKO CABLE TV Edhe SUPERSPORT në IPKO CABLE TV IPKO lanson pako të reja të telefonisë fikse dhe internetit Fillon rikthimi i kanaleve të Digitalb dhe projekti digjital TV IPKO shpërblen – Fituesi i Pestë i Motoçikletës Yamaha Raptor Roaming me Evropën Ndërpriten përkohësisht TV kanalet e Digitalb Krijimi i listës “Rrethi Im”

2009

IPKO PREZANTON DREJTORIN E RI EKZEKUTIV KOMPANIA TELEKOMUNIKUESE IPKO I MBUSH 10 VJET SHTATË MIJË FOTOGRAFI NGA FESTA E IPKO’S ME QYTETARËT IPKO DHE RAIFFEISEN BANK OFROJNË KARTELAT E PARA VISA PREPAID, NË KOSOVË.

2010

IPKO DHE DIGITALB LANSOJNË TELEVIZIONIN HIGH-DEFINITION (HD) SMS INFO, SHËRBIM I VEÇANTË PËR ADHURUESIT E FUTBOLLIT IPKO RRIT KAPACITETIN E GPRS-it PËR BIZNESE, NDËRSA ÇMIMI MBETET I NJËJTË

2011

Pako “quatro” ofron të gjitha shërbimet e telekomunikimit, në një vend të vetëm Ipko: pako biznesi, të kombinuara me mobil, fiks, internet dhe telefona të mençur mobil Ipko përdor rrjetin social - facebook, për të ndihmuar fëmijët me sindromin down Këtë ramazan, ipko përkujton iftarin dhe syfyrin me sms Ipko përkrah festivalin e filmit dokumentar-Dokufest, edhe në edicionin jubilar Ipko prezanton pako me minuta e sms kombëtar, mms, gprs, dhe telefona të mençur mobil nokia, htc dhe samsung Ipko ofron mundësinë e blerjes së shërbimeve përmes telefonit mobil

2012

IPKO PËRSËRI RRIT SHPEJTËSITË E INTERNETIT, PA I NDRYSHUAR ÇMIMET IPKO SHPËRNDAN 13 MILIONË PIKA PËR KONSUMATORËT BESNIK, MUNDËSON KTHIMIN E PIKAVE NË PRODUKTE IPKO: 100 DITË KOMUNIKIM PA KUFIJ MES KOSOVËS, SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË HEJ! U MUNDËSON PËRDORUESVE TË SHPËRBLEJNË VETEN DHE MIQTË E TYRE ME KOMUNIKIM FALAS IPKO PËRSHPEJTON KOSOVËN ME INTERNET, OFRON PAKO ME 80MBPS IPKO AVANCON INTERNETIN NË TËRË KOSOVËN, THJESHTËSON QASJEN IPKO NDËRTON RRJETIN E FIBRIT OPTIK NË TËRË KOSOVËN IPKO LANSON PLATFORMËN PËR TË RINJ - MARKËN “HEJ! PSE PO PRET?

2013

IPKO RRIT MBULUESHMËRINË E RRJETIT 3G DHE PREZANTON SHKALLËN E LARTË TË PËRDORIMIT TË INTERNETIT NË MOBIL IPKO SJELL 3G, INTERNETIN MË TË SHPEJTË MOBIL PËR TË PARËN HERË NË KOSOVË Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia e përdoruesve të IPKO’S IPKO ME TARIFË TË RE PËR THIRRJE DREJT ÇDO OPERATORI NË KOSOVË IPKO FESTON PËR 500,000 PËRDORUES NË RRJETIN E SAJ MOBIL, DHE RRITJEN E SAJ TË PËRGJITHSHME NË BIZNES IPKO SJELL VERSIONIN E RI TË TVim, HEQ KUFIZIMET, SHTON KANALE TË REJA NË PLATFORMË

2014

IPKO MBËSHTET PROJEKTET E 20 SHKOLLAVE PUBLIKE NË FSHATRA IPKO PARTNER ZYRTAR I APPLE IPKO DHE FONDACIONI WIKIMEDIA MUNDËSOJNË QASJE PA PAGESË NË NJOHURITË GLOBALE PËRMES OFRIMIT TË WIKIPEDIA ZERO IPKO, OFRUESI I VETËM I KANALEVE TË DIGITALB, EDHE PËR 5 VITET E ARDHSHME IPKO PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR 2013 IPKO PREZANTON SMARTBOX, RESIVERIN E MENÇUR ME TEKNOLOGJITË E FUNDIT TË TELEVIZIONIT DIGJITAL IPKO E RRIT MBULUESHMËRINË DHE KAPACITETIN E RRJETIT 3G, PËR TË MBULUAR RRETH 50% TË TERRITORIT TË KOSOVËS

Rrjeti dhe sherbimetRedakto

Zgjidhja e internetit brezëgjerë mobil të cilën e ofron IPKO kombinon rrjetet 3G dhe 3.75G, me një konvergjencë me Wifi-Offload, që mundëson kalimin prej rrjetit klasik mobil në rrjetin modern mobil (3.75G + Wifi).

Mbulueshmëria e RrjetitRedakto

Kompania telekomunikuese IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë. Shtrirja e rrjetit të IPKO do të vazhdojë deri sa të mbulohet me sinjal çdo kënd i territorit të Republikës së Kosovës.

InternetiRedakto

IPKO është ofruesi i parë i internetit në vend dhe njihet si lider i teknologjisë informative dhe internetit në Kosovë. Kompania sot ofron internetin më të shpejtë broadband në treg, duke i dhënë konsumatorëve të saj qasje kualitative dhe shpejtësi në internet që nga viti 1999 si rezultat i ofrimit të rrjetit backbone për herë të parë në Kosovë .

Shërbimi i internetit tani ofrohet në të gjitha qytetet dhe qytezat e Republikës së Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 230 mijë porte, që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.

Me përfundimin e projektit për televizionin digjital, kompania IPKO e ka kompletuar ofertën e Trefishtë (Triple-Play), që përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe televizionin digjital. IPKO mbetet ofruesi i parë dhe më i madh i shërbimeve të internetit në vend.

Mbulueshmeria e rrjetit 3GRedakto

Duke filluar prej datës 1 dhjetor 2013, për të parën herë në Kosovë Ipko sjell rrjetin më të shpejtë të internetit në mobil, gjeneratën e re të rrjetit 3G, i cili është vetëm një pjesë e zgjidhjes së plotë të internetit brezëgjerë mobil të cilin e ofron ajo IPKO mbulon 80 për qind të popullsisë së Kosovës me rrjetin e shpejtë të internetit në mobil 3G, ose 43.7 për qind të territorit të vendit tonë. Mbulueshmëria e rrjetit 3G nga IPKO fillimisht do t’i mbulojë qendrat e qyteteve dhe qytezave më të mëdha në Kosovë, ndërsa plani për vitin e ardhshëm është që IPKO ta zgjerojë rrjetin e saj 3G, për ta mbuluar 75 për qind të territorit dhe 88 për qind të popullsisë..

ReferimetRedakto

http://www.ipko.com/