Hape menynë kryesore

Jahja Fusha

Jahja Fusha lindi më 27 dhjetor të vitit 1919Podujevë, Kosovë ishte i dërguar i krahinës së LlapitLidhjen e Dytë të Prizrenit.


Jahja Fusha lindi në një familje aristokrate, humaniste, arsimdashëse, heroike, historikisht të dëshmuar atdhetareLlapit. Ai ishte intelektuali i parë i Llapit[nevojitet citimi] dhe një patriot i madh. Veprimtaria e Jahja Fushës ka vulë historike në çerdhet e shëndosha atdhetare në tokat shqiptare e botërore[nevojitet citimi].

"Djalosh me bukuri magjepse, qëndrim mbretëror, filozof e diplomat, politikan e ushtarak, poet e sportist, muziktar e orator, mbi të gjitha njeri botëror e shqiptar hero faqebardhë..."[nevojitet citimi] janë këto fjalë të bashkëveprimtarëve të tij anembanë botës, pasi u mor vesh për ekzekutimin barbar të heroit Jahja Fusha që në ditëlindjen e tij më 1944 e kryen forcat okupuese serbe në bashkëpunim me zagarët komunist shqipfolës[nevojitet citimi].

Kuvendi themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Seancën e tretë e mbajti më 18 shtator 1943, me këtë rend të ditës: “Bashkimi i Mitrovicës me Shqipni”, përkatësisht “Bisedim mbi çashtjen e bashkimit të Mitrovicës, Podujevës, Vuçiternës, Pazarit të Ri, Senicës e Zonës Neutrale me Shqipni[nevojitet citimi]. Përfaqësuesi i Besianës (ish-Podjeva), patrioti Jahja Fusha, konfirmoi fuqimisht dëshirën dhe kërkesën e Llapit për t’u bashkuar me Mëmën Shqipëri: “Un jam delegat i Llapit, të atij vendi që, ndonëse vuejti shekuj nën zgjedhën e Perandorisë Otomane, ndonëse hoq nji mij e nji të zeza nën shkelmin e Klikës Ushtarake imperjaliste të Belgradit, nuk flet, as nuk din të flasë, prej njij skaje në tjetrën të gjanësisë së vet, tjetër gjuhë veç gjuhës s’onë amtare; Shqipes së pavdekëshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind për qind shqiptar, që padrejtësinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropës kishin dënue, si shumë vende të tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtësi të randë[nevojitet citimi].

Në fund, martiri i kombit, Fusha, e ftoi “Kuvendin, që të vendosë marrjen e të tana atyne masave që do të gjykohen të përshtatëshme për të siguruar lidhjen e bashkimin e Mitrovicës, të Vuçiternës, të Podujevës, të Tregut të Ri dhe të Senicës me Shqipni”[nevojitet citimi].