Jak Bushati (Shkodër, 8 gusht 1890 - Lezhë, 12 shkurt 1949) qe klerik dhe shenjtor shqiptar, pjese e 40 martirëve shqiptarë. Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. U lumnua dhe u pranua shenjtor i kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Jeta Redakto

U lind në Shkodër më 20 korrik 1890, i biri i Kolës dhe Tone Nikoliqit.[2] Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës.

Jak Bushati kremtoi meshën e parë, në Shkodër, më 29 maj 1915. Ishte famulltar i Ndërfanës, e pastaj, i Gëziqit.[3] Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës.[4] Më 1946 u transferua famullitar në Kallmet. Ne 1949 regjimi komunist e arrestoi dhe e akuzoi se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.[3] Trupi i tij i pajetë u hodh në një kënetë në afërsi të qytetit të Lezhës.[4]

Referime Redakto

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 127. ISBN 99927-789-1-1. Joachinus (P) Jacobus Bushati, f. Nicolai et Antoniae Nikoliq, n. Shkodrae, d. Scodrensis 20 Jul. 1890 [...]. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Radio Vaticana. "Dëshmitarët e fesë. Dom Jak Bushati. Kryevepra e tij, është jeta e tij!". Radio Vaticana. Marrë më 31 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. fq. 213–214. ISBN 978-9928-168-01-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)