Profesor Jakup Nushi lindi më 4 tetor të vitit 1938Gjakovë, ishte gjeolog dhe profesor universiteti.

Në Gjakovë kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet i bëri në Fakultetin Teknologjik- Drejtimin e Xehetarisë- Gjeologjisë-Naftës, në Universitetin e Zagrebit në vitin 1965. Magjistroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1982 dhe doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1990.

Punoi si gjeolog dhe udhëheqës teknik në Minierën e Kromit "Deva" në Gjakovë. Në vitin 1976 zgjedhet asistent, pastaj ligjërues dhe docent në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës për lëndët Bazat e gjeologjisë, Vendburimet e mineraleve të dobishme dhe Petrologjia.Ishte kryetar i Shoqates se gjeologeve te Kosoves.Ishte anëtar i disa komisioneve profesionale dhe i asociacioneve gjeologjike, bashkëpunëtor i Komitetit Gjeologjik për Bashkëpunime UNESKON/IGCP. Publikoi 12 punime shkencore dhe një tekst universitar nga petrologjia.

Profesor Jakup Nushi u vra nga forcat ushtarako-policore serbe, më 3 prill të vitit 1999 në Gjakovë.

Ka lënë pas katër fëmijë:Laura,Albi,Majlinda dhe Gentin

Shih edhe

Redakto