James Augustine Aloysius Joyce (shqiptimi: Xhejms Xhojs; 2 shkurt 1882 - 13 janar 1941) është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur me për romanin e tij "Uliksi" (1922), me veprën e shumë diskutuar "Fineganë zgjohuni" (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra "Dublinasit" (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik "Portreti i artistit në rini" (1916).

James Augustine Aloysius Joyce
James Joyce
Born2 shkurt 1882
Rathgar, Dublin, Irlandë Irlanda Irlanda
Died13 janar 1941
Zyrih, Zvicër
GenreModernizmi, Imazhinizmi
Dubliners, 1914

Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it.

Augustine Aloysius Joyce u lind më 2 shkurt 1882 nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray në periferi të Dublinit, në Rathgar. Familja e babait të tij, origjina e të cilëve ishte nga Fernoy,Cork; kishte dikur në zotërim një kripore të vogël dhe një punishte gëlqereje. Vdiq më 13 janar 1941Zyrih, Zvicër.

Ai quhet ndryshe edhe "Shkrimtar i Brezit te Humbur" ky emer i eshte dhene pasi ai jetoi mes luftes se pare dhe te dyte boterore.Xhojsi ka lindur në Dublin,në një familje katolike irlandeze.I edukuar me ndjenja fetare e nacionaliste,ne moshen gjashtë vjeqare prindërit e dërgojnë në kolegjin jezuit,ku qëndron tri vite larg familjes.Meqë ishte nxënës i talentuar kishte mundësi të shkollohej falas.