Jeison Fabián Murillo Cerón (lindur më 27 maj 1992) është një futbollist profesionist kolumbian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin spanjoll Celta në huazim nga Sampdoria dhe kombëtaren kolumbiane.

Jeison Murillo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJeison Fabián Murillo Cerón
Datëlindja (1992-05-27) 27 maj 1992 (31 vjeç)
VendlindjaCali, Kolumbi
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniQëndër mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
(në huazim nga Valencia)
Numri17
Karriera me të rinjtë
2009Deportivo Cali
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2011Udinese0(0)
2010–2011Granada B (huazim)
2011–2015Granada51(1)
2011–2012Cádiz (huazim)27(3)
2012–2013Las Palmas (huazim)37(3)
2015–2018Internazionale61(2)
2017–2018Valencia (huazim)17(0)
2018–Valencia1(0)
2018–2019Barcelona (huazim)2(0)
2019–2020Sampdoria (huazim)0(0)
2020–Sampdoria0(0)
2020–Celta (huazim)8(0)
Karriera ndërkombëtare
2009Kolumbia U176(1)
2011Kolumbia U204(0)
2014–Kolumbia29(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 mars 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme / Granada Redakto

Lindur në Cali,[1] Murillo u ble nga Udinese e Italisë pak pasi kishte kaluar ditëlindja e tij e 18të, duke u huazuar menjëherë te Granada CF si pjesë e partneritetit midis dy klubeve. Ai e shpenzoi vitin e parë në Spanjë me rezervat, në ligat rajonale.

Në fillim të shkurtit 2012, Murillo u ble përfundimisht nga andaluzianët,[2] por i shpenzoi sezonet e tjera në huazim po në Spanjë, duke luajtur me Cádiz CF[3] dhe UD Las Palmas.[4] Ai shënoi katër gola në vitin e tij të parë si profesionist, përfshirë një dygolësh më 9 mars 2013 në fitoren 3–2 në transfertë kundër UD Almería në kampionatin Segunda División;[5] në të dyja rastet, nuk nuk u paraqit në mënyrë të suksesshme në ndeshjet play-off.

Murillo u rikthye te Granada në verën e vitit 2013,[6] duke debutuar në La Liga më 18 gusht 2013 në fitoren 2–1 kundër Osasunës (90 minuta të plota).[7] Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit spanjoll më 10 janar të vitit tjetër, të parin e fitores 4–0 në shtëpi kundër Real Valladolidit.[8]

Internazionale Redakto

Në shkurt 2015, Murillo u ble nga klubi italian Internazionale dhe firmosi një kontratë pesë-vjeçare. Transferimi u bë zyrtar në korrik dhe kushtoi 2 milion sëbashku me bonuset, me lojtarin që do të fitonte 1 milion € në vit.[9]

Valencia Redakto

Më 18 gusht 2017, Murillo u rikthye në Spanjë duke u bashkuar me klubin elitar Valencia në një huazim dy-vjeçar me detyrim blerje.[10]

Më 20 dhjetor 2018, Murillo u bashkua me Barcelonën në formë huazimi deri në fund të sezoni me mundësi blerje për 25 milion €.[11][12] Paraqitja e tij e parë zyrtare erdhi tre javë më vonë në humbjen 2–1 ndaj Levantes në ndeshjen e raundit të 16-tave të Copa del Rey; ai luajti 90 minuta si dhe u ndëshkua me karton të verdhë.[13] Ai luajti edhe në ndeshjen e kthimit në Camp Nou që u mbyll me triumfin 3–0 të Barcelonës.[14]

Sampdoria Redakto

Më 13 korrik 2019, Murillo u transferua në formë huazimi te Sampdoria për shifrën fillestare 2 milion € me detyrim blerje në fund të sezonit për 13 milion €.[15] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian.[15]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Murillo bëri debutimin e tij me Kolumbinë më 10 tetor 2014, duke luajtur 30 minuta në fitoren 3–0 në ndeshjen miqësore kundër El Salvadorit. Ai ishte pjesë e skuadrës që do të luante në 2015 Copa América, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve kundër Brazilit.[16] Në çerek-finale kundër Argjentinës, Murillo zhvilloi një performancë fantastike duke ndihmuar skuadrën që ta mbyllte kohën e rregullt në barazim pa gola, po ishte një nga tre lojtarët e Kolumbisë që humbën penallti me Argjentinën që fitoi 5–4.[17] Ai ishte shënoi golin e vetëm të Kolumbisë në këtë turnament.

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 27 qershor 2015[18]

Klubi Sezoni Liga Kupa[nb 1] Evropa Tjetër Gjithsej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Granada 2013–14 32 1 2 0 34 1
2014–15 19 0 0 0 19 0
Gjithsej 51 1 2 0 53 1
Cádiz (huazim) 2011–12 27 3 2 0 29 3
Gjithsej 27 3 2 0 29 3
Las Palmas (huazim) 2012–13 37 3 4 0 41 3
Gjithsej 37 3 4 0 41 3
Internazionale 2015–16 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 0 0 0 0 0 0
Gjithsej karriera 115 7 8 0 123 7
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e kupës si Copa del Rey dhe Coppa Italia

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 12 tetor 2018[19]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Kolumbia 2014 4 0
2015 11 1
2016 10 0
2017 0 0
2018 2 0
Gjithsej 27 1

Golat me kombëtaren Redakto

Golat dhe rezultatet me kombëtaren kolumbiane.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 17 qershor 2015 Monumental David Arellano, Santiago, Kili   Brazili 1–0 1–0 2015 Copa América

Trofe Redakto

Kombëtarja Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "'Tengo muchas ansias de ir a aprovechar esta oportunidad': Murillo" ['Jam shum i uritur për të shfrytëzuar këtë mundësi': Murillo] (në spanjisht). El Tiempo. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 9 janar 2015.
  2. ^ "Boateng y Murillo firman su continuidad" [Boateng dhe Murillo firmosin] (në spanjisht). Granada en Juego. 6 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  3. ^ "Murillo y su presente en Cádiz" [Murillo tani te Cádiz] (në spanjisht). ESPN FC. 7 dhjetor 2011. Marrë më 23 janar 2014.
  4. ^ "Jeison Murillo se marcha a Las Palmas en calidad de cedido" [Jeison Murillo kalon te Las Palmas në huazim] (në spanjisht). Ideal. 25 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  5. ^ "Las Palmas deja al Almería sin remontada en el descuento" [Las Palmas mposht Almerían me përmbysje në kohën shtesë] (në spanjisht). Diario AS. 9 mars 2013. Marrë më 23 janar 2014.
  6. ^ "Jeison Murillo regresa al Granada" [Jeison Murillo rikthehet tek Granada] (në spanjisht). Goal.com. 31 maj 2013. Marrë më 23 janar 2014.
  7. ^ "Granada hold on for victory" [Granada mbahet për fitoren] (në anglisht). ESPN FC. 18 gusht 2013. Marrë më 23 janar 2014.
  8. ^ "Big win halts Granada's slide" [Fitorja e madhe ndal rrëshqitjen e Granadës] (në anglisht). ESPN FC. 10 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  9. ^ "Pina, pres. Granada: "Murillo all'Inter per 8 mln più bonus. L'ingaggio..."" [Pina, shtypi Granada.: "Murillo te Inter për 8 mln plus bonuset. Marrëveshja..."] (në italisht). FC Inter News. 5 shkurt 2015. Marrë më 1 mars 2015.
  10. ^ "Zyrtare: Valencia huazon Murillon". Telegrafi.com. 18 gusht 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  11. ^ "Jeison Murillo, new FC Barcelona player" [Jeison Murillo, lojtari i ri i FC Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 20 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  12. ^ "Jeison Murillo, afrimi i parë i Barçës për merkaton e janarit". Top-Channel.tv. 21 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  13. ^ "VIDEO/ Barcelona zhgënjen pa Mesin, Levante e mposht në Kupë". Gazeta Panorama. 10 janar 2019. Marrë më 2 shkurt 2019.
  14. ^ "VIDEO/ Mesi dhe Dembele mposhtin Levanten, por Barcelona mund të eliminohet në tavolinë". Panorama Sport. 17 janar 2019. Marrë më 2 shkurt 2019.
  15. ^ a b "ZYRTARE/ Ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës rikthehet në Serinë A". Panorama Sport. 13 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
  16. ^ "Kolumbia thyen Brazilin, sherr masiv në fund". Panorama Sport. 19 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
  17. ^ "Argjentina mposht Kolumbinë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës". Top-Channel.tv. 27 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 27 qershor 2015.
  18. ^ "Jeison Murillo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 27 qershor 2015.
  19. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Jeison Murillo" (në anglisht). National-Football-Teams.com. Marrë më 2 shkurt 2018.

Lidhje të jashtme Redakto