Jonida Maliqi (e lindur më 26 mars 1983 në Tiranë) është një këngëtare dhe prezantuese shqiptare.[1][2]

Jonida Maliqi
Background information
Lindi (1983-03-26) 26 mars 1983 (41 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
Zhanret
  • Pop
  • R&B
  • muzikal
  • Këngëtare
  • prezantuese
Vitet aktik1995–prezent
Websitewww.jonidamaliqi.com

Jeta dhe karriera Redakto

Jonida Maliqi filloi karrierën e saj të këngës në Festivalin e Këngës kur ishte 13 vjeç me këngën "Planeti i fëmijëve", në një duet me Aleksandër Rrapin.[3]  Në vitin 1997 ajo kthehet në Festival me një tjetër duet, këtë herë me Kastriot Tushën, një këngë kushtuar Nënë Terezës. Karriera e saj solo filloi në vitin 1999, me këngën e saj "Do jetoj pa ty", duke fituar vendin e dytë në festival.

Maliqi është gjithashtu e njohur për portretizimin e Zhulietës në versionin shqiptar të muzikalit të njohur Romeo dhe Zhulieta, së bashku me Alban Skënderaj. Ajo ishte prezantuese në sezonin e katërt të Dancing with the Stars Albania, gjithashtu ka qenë pjesë e jurisë në sezonin e pestë të The Voice of Albania në 2016.[4]

Diskografia Redakto

  • 1995: Planeti i fëmijëve
  • 1999: Do jetoj pa ty
  • 2000: Çast
  • 2001: Ik
  • 2002: Ti s'më meriton
  • 2002: Larg teje
  • 2002: Do humbas me ty
  • 2003: Vetëm një natë
  • 2004: Ne të dashuruar
  • 2004: Frikem se më pëlqen
  • 2004: Nuk kam faj që robëroj
  • 2005: Papagalli i dashurisë
  • 2006: Pa identitet
  • 2007: Parfum nate
  • 2007: S'ka fajtor në dashuri
  • 2008: Njëri nga ata
  • 2010: Sot t'i japim fund
  • 2011: Një orë më shumë
  • 2011: Thesar pa emër
  • 2013: Ti
  • 2014: Sonte
  • 2015: Jam bërë si ti
  • 2018: Ktheju tokës

Çmime dhe nominimet Redakto

Festivali i Këngës

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
1999 "Do jetoj pa ty" Çmimi i dytë Fitues/e
2004 "Frikem se më pëlqen" Çmimi i tretë Fitues/e
2018 "Ktheju Tokës" Çmimi i parë Fitues/e

Kënga Magjike

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2003 "Vetëm një natë" Performanca më e mirë Fitues/e
2004 "Nuk kam faj qe roberoje" Çmimi Etno Music Fitues/e
2005 "Papagalli i dashurisë" Performuesja më e mirë Fitues/e
2008 "Njëri nga ata" Çmimi i parë Fitues/e
Çmimi 10 vjet histori Fitues/e
2011 "Thesar pa emër" Çmimi Cesk Zadeja Fitues/e
2013 "Ti" Çmimi Jon Music Fitues/e

Video Fest Awards

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2014 "Sonte" (ft. Dj Blunt & Real) Bashkëpunimi më i mirë Kandidat/e

Top Fest

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2006 "Forca e femrës" (ft.Tuna) Best Female Fitues/e
2010 "Sot t'i japim fund" (ft. Big Basta) Best Pop R&B Fitues/e

Zhurma Show Awards

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2015 "Jam bërë si ti" Performuesja më e mirë Kandidat/e

Televizion Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 19 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.imdb.com/name/nm1800562/
  3. ^ http://www.teksteshqip.com/jonida-maliqi/biografia
  4. ^ http://klankosova.tv/jonida-maliqi-trajnere-ne-the-voice-of-albania/

Lidhje të jashtme Redakto