José Emilio Santamaría Iglesias (lindur më 31 korrik 1929) është një ish futbollist që ka luajtur si qëndër mbrojtës dhe trajner.

José Emilio Santamaría
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Emilio Santamaría Iglesias
Datëlindja (1929-07-31) 31 korrik 1929 (94 vjeç)
VendlindjaMontevideo, Uruguaji
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
Pocito
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1948–1957Nacional
1957–1966Real Madrid227(2)
Karriera ndërkombëtare
1952–1957Uruguaji20(0)
1958–1962Spanja16(0)
Skuadra të menaxhuara
1968–1971Spanja (të rinjtë / olimpike)
1971–1977Español
1978–1980Spanja U–21
1980–1982Spanja
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai ka luajtur një karrierë 18 vjeçare me Nacional dhe Real Madrid, duke fituar 17 tituj të mëdhenj me të dy klubet, duke përfshirë katër Kupa Europiane me Los Blancos.

Lindur në Uruguaji, Santamaría ka përfaqsuar Uruguajin dhe Spanjën. Ai pas tërheqjes nga futbolli ka pasur edhe një karrierë si trajner, që përfshin drejtimin prej dy vitesh të kombëtares spanjolle.

Karriera Redakto

Lindur në Montevideo nga prindër spanjollë, Santamaría luajti për klubin lokal të vendit të tij Nacional, duke fituar pesë kampionate kombëtarë gjatë qëndrimit. Në vitin 1957, 28 vjeçari ndryshoi skuadër, duke firmosur me Real Madrid ku qëndroi deri në fund të karrierë së tij.

sezonin e tij të parë me Merengues, Santamaría kontriboi me 34 paraqitje në La Liga dhe Kupën Europiane sëbashku, të dy të mbyllur me fitore. Ai vazhdoi të shtonte në koleksionin e tij edhe dhjetë tituj të mëdhenj duke luajtur në shumicën e këtyre kompedicionëve si lojtar titullar.

Duke pasur pseudonimin The Wall (Muri) për shkak të aftësive të tij në mbrojtje, Santamaría u tërhoq nga futboll në fund të sezonit 1965–66 në moshën 39 vjeçare, duke luajtur dy ndeshje në atë sezon të Kupës Europiane (kundër Feyenoord dhe Kilmarnock). Ai luajti gjithsej 337 ndeshje zyrtare me klubin [1].

Santamaría u vendos si trajneri i Español në verën e vitit 1971, duke qënë eksperienca e tij e parë si trajner. Ai udhëhoqi Katalanasit që në dy raste e përfunduan sezonin në mes të katër më të mirëve gjatë qëndrimit të tij gjashtë vjeçarë, përfshirë një vend të tretë në sezonin 1972–73 vetëm tre pikë larg kampionëve të Atlético Madrid [2]. Ai më pas u shkarkua më 21 dhjetor 1977 pas humbjes 4–0 jashtë fushe kundër Racing de Santander [3].

Kombëtarja Redakto

Santamaría në fillim u thirr nga Uruguaji për të luajtur në Kupën e Botës 1950 si Sulmues i brëndshëm, por kjo kërkesë u refuzua nga klubi i tij për shkak se pozicioni i Santamaría ishte mbrojtës. Megjithatë, katër vjet më vonë, ai ishte pjesë e skuadrës që luajti në Kupën e Botës 1954 në Zvicër, duke ndihmuar skuadrën ta mbyllte turnamentit në vendin e katërt. Për Uruguajin ai ka luajtur 20 ndeshje [4].

Santamaría filloi duke përfaqsuar Spanjën nga viti 1958, duke debutuar me skuadrën më 15 tetor në fitoren 6–2 kundër Irlandës së Veriut në një miqësore të luajtur në Madrid. Ai u përfshi nga kombëtarja e tij e dytë në Kupën e Botës 1962, duke luajtur në humbjet 1–0 kundër Jugosllavisë dhe Mekiskës, me Spanjën që u eleminua që në fazën e grupeve.

Pasi punoi me nivelet e të rinjëve dhe më pas me kombëtaren U–21, Santamaría ishte trajner i kombëtares së parë në Kupën e Botës 1982 që luhej në Spanjë [5]. Spanja kaloi me sukses fazën e grupeve duke e mbyllur në vendin e dytë me 3 pikë, por u eleminua më pas në raundin e dytë, pas kësaj, ai dha dorëheqjen si trajner i kombëtares [6].

Trofe Redakto

Klube Redakto

Nacional
Real Madrid

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Real Madrid biography". RealMadrid.com. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "José Emilio Santamaría, entrenador del Espanyol de los "cinco delfines" (José Emilio Santamaría, manager of the Espanyol of the "five dolphins")". Vavel. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2012. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Santamaría, cesado en el Español (Santamaría, sacked in Español)". El País. 21 dhjetor 1977. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "José Emilio Santamaría – International Appearances". RSSSF. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Santamaría ya prepara sus planes de trabajo de cara al Mundial-82 (Santamaría readying workplan for World Cup-82)". El País. 15 qershor 1980. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Santamaría deja el fútbol para dedicarse a los negocios (Santamaría quits football to engage in business)". El País. 9 nëntor 1982. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtëme Redakto