Justiniana Prima është një qytet i vjetër Ilir i themeluar në kohën bizantine nga Justiniani I.

Aeroimazh - 1937.

Përmbledhje Redakto

Justiniana Prima u ndërtua nga perandori i madh dardan pranë vendit të lindjes, Tauresiumit, me qëllimin për të krijuar një qendër të madhe urbane dhe një kryeqytet të ri të provincës së Ilirikut. Tauresiumi ishte sipas kronistit Prokopi i Cezaresë një vendbanim i vogël pranë fortesës së Bederianës në Dardani. [1]

Në shqip emri ka kuptimin "qyteti i parë i quajtur sipas emrit të Justinianit". Një qytet i dytë i emërtuar sipas perandorit dardan është Ulpiana, e cila pas rindërtimit të kryer gjatë viteve të para të sundimit të Justinianit u quajt Justiniana Secunda. Në vitin 535, Justiniani vendosi ta ngrejë Justiniana Primën në rangun e Peshkopatës dhe t’i japë Kishës ilire Autoqefalinë, por dhjetë vjet me pas u detyrua prej protestave të Papa Agapetusit, që të ripranojë juridiksionin e mëparshëm të Romës mbi vendin.[2] Qyteti Justiniana Prima është shkatërruar nga ushtritë avare në gjysmën e parë të shekullit VII. Rrënojat janë zbuluar në jug të qytetit të Nishit në një vend të emërtuar Caričin Grad.[3]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Procopius, De Aedificiis, IV, 1, 17
  2. ^ Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, New York, 1991, pp. 1085
  3. ^ Po aty

Lidhje të jashtme Redakto

Rindërtim në 3-d i qytetit të parë të Justinianit.