Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara

një nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara

Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) (frëngjisht: Le Conseil économique et social des Nations unies; CÉSNU) përbën një nga organet kryesore të Kombeve të Bashkuara. Është përgjegjës për koordinimin ekonomik, social dhe të punës të ndërlidhur të 14 agjencive të specializuara të OKB-së, komisioneve funksionale të tyre dhe pesë komisioneve regjionale. ECOSOC ka 54 anëtarë; mban një sesion katër-javor çdo vit në korrik. Që nga viti 1998, ka mbajtur gjithashtu një takim çdo prill më ministrat e financës të komiteteve kyçe drejtuese të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF). ECOSOC shërben si forum qendror për diskutime ndërkombëtare për çështje ekonomike dhe sociale, dhe për formulimin e politikave rekomanduese për shtetet anëtare dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara[2] Një numër i organizatave jo-qeveritare kanë status këshillues në Këshill me qëllim të pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuaras.

Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara
Dhoma e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.
Lloji i OrganizatësOrgan kryesor
AkronimetECOSOC
CÉSNU
KryetarAustria Martin Sajdik[1]
StatusiAktiv
Themeluar më1945
Zyrat qendroreNew York
Webfaqjawww.un.org/ecosoc

Dizajni i dhomës Redakto

Dhoma e Këshillit Ekonomik dhe Social në Ndërtesën e Konferencave të Kombeve të Bashkuara ishte dhuratë nga Suedia. Ajo është konceptuar nga arkitekti suedez Sven Markelius, një nga 11 arkitektët në ekipin ndërkombëtar që projektoi selinë e OKB-së. Druri nga nga pishat suedeze është përdorur në zonën e delegatëve për parmakët dhe dyert. Tubacionet në tavanin mbi galerinë publike janë lënë me qëllim të ekspozuara; arkitekti besonte se gjithçka e dobishme mund të lihet e zbuluar. Tavani i "papërfunduar" është një përkujtues simbolik që puna ekonomike dhe sociale e Kombeve të Bashkuara nuk përfundon kurrë; gjithmonë do të ketë diçka që mund të bëhet për përmirësimin e kushteve të jetës për njerëzit në botë.[3]

Presidenti Redakto

Presidenit i tanishëm i ECOSOC është ambasadori i Austrisë Martin Sajdik. Presidenti zgjidhet me mandat një-vjeçar dhe zgjidhet nga fuqitë e vogla ose të mesme të përfaqësuara në ECOSOC.[1]

Këshilli ka 65 shtete anëtare, që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me mandate tre-vjeçare. Ulëset në Këshill bazohen ngë përfaqësimi gjeografik me 18 të ndara për shtetet Afrikane, 13 për shtetet Aziatike, 8 për shtetet e Evropës Lindore, 13 për shtetet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve dhe 13 për shtetet e Evropës Perëndimore dhe të tjerave.

Shtetet Afrikane (18) Shtetet Aziatike (13) Shtetet e Evropës Lindore (8) Shtetet e Amerikës Latine dhe Karaibeve (13) Shtetet e Evropës Perëndimore dhe të tjera (13)
  Botsvana   Bangladeshi   Shqipëria   Antigua dhe Barbuda   Austria
  Benini   Kina   Bjellorusia   Bolivia   Kanada
  Burkina Faso   India   Bullgaria   Brazili   Danimarka
  Kameruni   Indonezia   Kroacia   Kolumbia   Franca
  Republika e Kongos   Japonia   Gjeorgjia   Kuba   Irlanda
  Republika Demokratike e Kongos   Kazakistani   Letonia Stampa:Country data Dominican Republic Republika Dominikane   Holanda
  Etiopia   Kuvajti Stampa:Country data Russian Federation Rusia   Ekuadori   Zelanda e Re
Stampa:Country data Gabon Gaboni   Kirgistani   Serbia Stampa:Country data El Salvador El Salvador   San Marino
Stampa:Country data Lesotho Lesoto   Nepali   Guatemala   Spanja
  Libia   Pakistani   Haiti   Suedia
  Malavi Stampa:Country data Qatar Katari   Meksika   Turqia
  Mauritania   Republika e Koresë Stampa:Country data Nicaragua Nikaragua   Mbretëria e Bashkuar
  Nigeria   Turkmenistani   Panama   Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  Senegali
  Afrika e Jugut
Stampa:Country data Sudan Sudani
Stampa:Country data Togo Togo
  Tunizia

Organizata të Pavarura Ndër-Qeveritare Vëzhguese Redakto

Pjesëmarrje të vazhdueshme:[4]

  • Qendra Afrikane Regjionale e Tekonologjisë
  • Qendra Zhvillimore Aziatike dhe e Paqësorit
  • Organizata Aziatike e Prodhimit
  • Këshilli i Unitetit Ekonomik Arab
  • Partneriteti Global i Ujit
  • Komisioni i Helsinkit
  • Instituti Ndër-Amerikan për Bashkëpunim në Bujqësi
  • Forumi Ndërqeveritar për Miniera, Minerale, Metale dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
  • Institucioni Ndërqeveritar për Përdorimin e Mikroalgave Spirulina Kundër Kequshqyerjes
  • Asociacioni Ndërkombëtare i Këshillave Ekonomik dhe Social dhe Instritucioneve të Ngjashme
  • Qendra Ndërkombëtare për Ndërmarrjet Publike në Vendet në Zhvillim
  • Qendra Ndërkombëtare për Inxhiniering Gjenetik dhe Biotekonologji
  • Organizata Islame për Edukim, Shkencë dhe Kulutrë
  • Organizata për Energji e Amerikës Latine
  • Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e shteteve Ibero-Amerikane
  • Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës
  • Organizat Regjionale për Mbrojtjen e Mjedisit Detar
  • Union Des Conseils Economiques Et Sociaux Africains
  • Unioni Ekonomik dhe Monetar i Afrikë Perëndimore (UEMOA)
  • Fondacioni Botëror i Shkretëtirave
  • Organizata Botërore e Turizmit

Pjesëmarrje ad hok:[4]

  • Këshilli Afrikan i Kontabilitetit
  • Instituti Afrikan i Kulturës
  • Qendra Arabe për Studime dhe Trajnime të Sigurisë
  • Këshilli i Ministrave të Brendshëm Arab
  • Asociacioni Ndërkombëtar i Boksitit
  • Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen Cicile
  • Fakulteti i Amerikës Latine për Shkenca Sociale

Komisionet Funksionale Redakto

  • Komisioni për Zhvillim Social
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNCHR): Shpërbërë në vitin 2006, zëvendësuar nga Këshilli Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e (UNHRC), një organ ndihmës i Asamblesë së Përgjithshme.
  • Komisioni për Droga Narkotike
  • Komisioni për Parandalim të Krimit dhe Drejtësi Penale
  • Komisioni për Zhvillim të Shkencës dhe Teknologjisë (CSTD)
  • Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm (CSD)
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (UN CSW)
  • Komisioni për Popullsi dhe Zhvillim
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statistika
  • Forumi i Kombeve të Bashkuara për pyje

Komisionet Regjionale Redakto

  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë (ECE)
  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikë (ECA)
  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibe (ECLAC)
  • Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azi dhe Paqësorë (ESCAP)
  • Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë Perëndimore (ESCWA)

Agjencitë e specializuara Redakto

Këto agjenci të specializuara janë organizata të pavarura që punojnë me OKB-në dhe njëra tjetrën inter alia përmes makinerisë koordinuese të Këshillit Ekonomik dhe Social.

Shiko edhe Redakto

References Redakto

  1. ^ a b "ECOSOC: President: Welcome". United Nations. Marrë më 2011-08-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Background Information". UN Economic and Social Council. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ UN website.
  4. ^ a b ECOSOC observers, Part V

Lidhje të jashtme Redakto