Dardana

qytezë në Kosovë
(Përcjellë nga Kamenica)

Dardanë ose Kamenicë (serbisht Косовска Каменица/Kosovska Kamenica "Kamenica e Kosovës") është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina. Popullsia prej 36.000 banorëve është e shpërndarë në qytet dhe 57 fshatra ndersa para procesit të decentralizimit kishte 76 fshatëra.

Kamenica
  • Kamenicë ose Dardanë
    Косовска Каменица
    Kosovska Kamenica (Serbisht)
Dardana
Panorama e qytezës së Kamenicës
Panorama e qytezës së Kamenicës
Official logo of Kamenica
Vendndodhja e komunës së Kamenicës në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Kamenicës në Kosovë
Koordinatat: 42°35′02″N 21°34′30″E / 42.58389°N 21.57500°E / 42.58389; 21.57500
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjilani
Qeveria
 • KryetariKadri Rahimaj (Vetëvendosje)
Sipërfaqja
 • Komunal424 km2 (164 sq mi)
Lartësia mbidetare
470 m (1.540 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
7.331
 • Komunal
36.085
 • Dendësia (Komunal)85/km2 (220/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
62000
Prefiksi+383 280
Targa e automjeteve06
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/kamenice

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesor: Vendbanimet në Dardanë

Në komunën e Dardanës janë këto fshatra: Analumi (Muçivërci), Anamali (Shipashnica e Poshtme), Berivojca, Boleci, Bosca, Bozheci, Bratilloci, Burimi (Bllata), Busavata, Bushinca, Carefci, Svirca, Dajkoci, Dazhdinca, Dermaku (Shipashnica e Epërme), Desivojca, Domaroci, Drenoci, Firaja (Firiçeva), Fushmali (Poliqka), Gllogoci, Gmica, Gugolloci, Gardheshi (Gragjeniku), Grizima, Gurabardhi (Strezoci), Gjyrisheci, Hajnoci, Hodanoci, Hodeci, Hogoshti, Karaçeva e Epërme, Karaçeva e Poshtme, Katundi i Ri (Novosella), Kolloleçi, Kopra (Kopërnica), (Koretini), Kormjani i Epërm, Kormjani i Poshtëm, Kostandinca, Kreshta (Velegllava), Laçi (Laçiqi), Leshtari, Lisnaja (Lisocka), Ruboci , Marashi (Krileva), Maraj (Maroca), Meshina, Miganfci, Moçari, Pançella, Petriti (Petrovci), Qafëmali (Zajçeci), Qarrakoci, Rajnoci, Ranillugu, Rogana (Rogaçica), Ropotova e Madhe, Ropotova e Vogël, Rrahishta (Rahovica), Satllari, Strelica, Shahaj (Shahiqi),Temali (Kranidelli), Terstena, Tirinca, Tomanca, Troje (Topanica), Tygjeci, Ujmiri (Kremenata), Vaganeshi, Vërrini (Vriçeci) dhe Zhuja.

Ekonomia

Redakto

Ekziston një numër i madh i bizneseve të vogla në komunë. Më të mëdhajat janë ndërmarrjet me pronësi shtetërore të cilat janë mbyllur apo funksionojnë nën kapacitetet e tyre. Shumica e këtyre ndërmarrjeve (janë privatizuar) merren me ndërtim dhe rindërtim (fabrika e tullave, fabrika e tjegullave, guroret, ndërtimtaria, metali, etj. Dy fabrikat më të mëdha në komunë, ajo e tullave dhe e përpunimit të magneziumit, nuk janë duke punuar. Të punësuar janë afro 700 punëtorë në sektorin publik dhe afro 1.700 në sektorin privat. Në Dardanë, nga autoritetet përkatëse, janë dhënë lejet për shfrytëzimin e resurseve natyrore si rëra dhe zhavorri. Më 2000, këto leje i kanë sjellur komunës të ardhura prej afro 250,000 Eurove. Ndërmarrja publike më profitabile është XIM Strezoc, që ka furnizuar KFOR-in amerikan me zhavor që arrin vlerën e disa miliona eurove.

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor: Lista e ardhacakëve - Kamenicë
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Romë  % Total
1991 regj1 16,973 40 24,549 57.7 644 1.5 42,519
gusht 20032 52,000 82.5 10,500 16.6 500 0.8 63,000
2011 34,186 94.7 1,554 4.3 240 0.6 36,085
Burimi: 1.Për 1991 Instituti i statistikave federale Beograd (shifrat janë politike dhe të pavleshëme)
2011:rezultatet zyrtare

Kultura

Redakto

Edukimi

Redakto

Komuna e Kamenicës e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tygjec, Hogosht, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo është e vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione.

Qyteti i Kamenicës është shëndrruar në një qendër argëtimi ku të rinjët nga rrethina dhe jashtë kufijve të vendit vizitojnë shpesh klubet dhe diskotekat e hapura. Momentalisht në Kamenicë janë 4 diskoteka, ku nga to 2 organizojnë rregullisht ngjarje muzikore. Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve Kamenica ka psuar një rritje të vizitorëve të rinjë që e shohin këtë qytet si vend të përshtatshëm për argëtim. Jozyrtarisht mësuam se edhe numri i 'vizitorëve endacak ose backpackers-ave' nga jashtë vendi është rreth 300 vetëm gjatë verës. Nga vizitorët e huaj veçojmë shtetas amerikan, zvicaran, gjerman dhe çekë.

Në Kamenicë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh.

Mediat

Redakto

Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë.

Radiostacionet
Gazeta

Qyteti ka gazetarët e vet që raportojnë rregullisht për të përditshmet tona kosovare. Gazetat si KohaDitore,Ganimet Klaiqi ʽ̈̈|Lajm, BotaSot, Epoka e Re etj. kanë edhe korespondentët që shkruajnë rregullisht për ngjarjet që ndodhin në Dardanë.

Politika

Redakto
  • LVV (Lëvizja Vetëvendosje)
  • Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj

Të tjera

Redakto
  • Telekomunikacioni - Shtrirja e rrjetit fiks është solide. Telefonia mobile ka shtrirje 76%
  • Transporti - Rrugët ndër-urbane janë në gjendje të mirë. Me ndihmën e Ministrisë së Telekomunakacionit është arritur të shtrohen 2 rrugë me rëndësi. Rruga Kamenicë - Prishtinë (përmes Novo bërdës) dhe Kamenicë - Tygjec një rrugë që u ka dhënë shpresë qytetarëve për një jetë më të mirë. Deri në fund të vitit 2008 Kamenica do të përfitojë edhe 2 rrugë të reja njëra në drejtim të Krilevës që vazhdon më pas për në Prishtinë dhe tjetra në drejtim të Kapisë që shpie për në komunën fqinje të Medvegjës. Këto rrugë do të hapin perspektiva të reja duke e lidhur kështu qytetin me nyje të rëndësishme ekonomike. Kështu që MPTK-së, në vitin 2007, asfaltoi rrugën Kamenicë – Tugjec, me gjatësi prej 18 kilometrash.

2008 Ministria e Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës është duke e trasuar dhe asfaltuar rrugën Tugjec–Zajçec-Hajkobillë-Dabishec-Keqekollë-Prishtinë, rrugë kjo që shtrihet për rreth brezit kufitar me Serbinë dhe lidh gati të gjitha fshatrat e Malësisë së Gollakut me qendrat urbane: Dardanë, Gjilan, Prishtinë, Medvegjë. Me hapjen e kësaj rruge, do të hapen perspektiva të reja për banorët e kësaj Malësie, por njëkohësisht dita më ditë lindin shpresa të reja se njerëzit që e braktisën këtë Malësi, pa dëshirën e tyre, do të krijohen favore të reja për rikthim dhe ringjallje duke hapur shtigje të reja për punësim, zejtari, bujqësi, blegtori, bletari, hoteleri, turizëm e çka jo tjetër.

Qysh tani, vërehen përpjekje për hapa të parë drejt hapjes së fermave të bagëtive, kultivimi i pemëve, perimeve dhe patateve nga ana e disa njerëzve të vyeshëm të kësaj Malësie.

  • Ushtria - vepron njësiti i KFOR-it Amerikan (US KFOR) që përkujdeset për sigurinë së bashku me Shërbimin Policor të Kosovës. Patrullat e shpeshta dhe të përbashkëta me Policinë kanë dhënë rezultate shumë të mira në parandalimin e krimit. Sipas krerëve komunal, gjendja e sigurisë është tejet stabile.
  • Si rrjedhojë e reliefit kodrinoro-malor sipas ekspertëve të huaj dhe vendor, Kamenica është vend mjaft atraktiv për investime në turizëm malor, blegtori dhe prodhim. Këtij fakti i kontribuon edhe gjendja e qetë e sigurisë që është një tregues i shkëlqyeshëm i normalitetit. Kohëve të fundit janë shtuar dukshëm investimet në këto zona duke parë edhe kushtet e përshtatshme për veprimtari biznesi.

Lidhje të jashtme

Redakto

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj