Statistika të Kategorisë së Parë në sezonin 1911. Ky eveniment nuk është njohur zyrtarisht nga FSHF.

Sezoni i rradhës: Kategoria e Parë 1930.

Parahyrje Redakto

Një eveniment zyrtar, por ende i pa certifikuar zyrtarisht nga FSHF, zbuluar së fundmi nga historianët dhe arkivi i medias së shkruar, ky është Turneu i 1rë Kombëtar i luajtur në Shqipëri.

Gazeta "Zgim e C'qipërisë", me drejtor Abdyl Kadri, e datës 21.04.1911, fq 2, art 174 shkruan: Në Rahije të Fierit bëhet një panair i madh. Në këtë panair kishin ardhur nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Peqini e nga vise të tjera. Për të mbledhur të hollat e vendit që ne, shitblerësit, katundaria kish shënuar të birë e Mydyrit. Këtu u mblodhën shumë popull, ku me këtë rast u zhvillua dhe një aktivitet sportiv, top`kambe, me skuadra të formuara nga qytetarë e katundarë të ardhur nga këto qytete, gjithsej 8 skuadra që u ndeshën në këtë lojë të re, për të fituar një shpërblim, e cila kishte një vleftë sa 6 monedha ari.

Të gjitha ndeshjet u luajtën me sistem eliminimi, me një ndeshje të vetme. Turi i 1rë ishte ai cerekfinal, që u luajt mes datave 7 & 10 prill, 1911, më pas ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën në datat 11 & 12 prill, për tu mbyllur aktiviteti me ndeshjen finale të luajtur në datën 14 prill, 1911. Morën pjesë 8 ekipe gjithsej dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në RahijeFierit. Tirana u shpall fituese e këtij turneu. Kupën dhe çmimin e mori kapiteni i Tiranës, z.Zyber Hallulli.[1]

Cerek Finalet Redakto

Në këtë tur hynë 8 ekipet pjesëmarrëse. Ndeshjet u luajtën midis datave 7 dhe 10 prill, 1911.

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 9 - 4 Elbasani
Kavaja 8 - 2 Berati
Peqini 11 - 3 Vlora
Fieri 6 - 2 Lushnja

Gjysmë Finalet Redakto

Në këtë tur hynë 4 ekipet e kualifikuara nga turi paraardhës. Ndeshjet u luajtën në datat 11 & 12 prill, 1911.

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 4 - 0 Kavaja
Fieri 2 - 16 Peqini

Finale Redakto

Në këtë tur hynë 2 ekipet e kualifikuara nga turi paraardhës. Ndeshja finale u luajt në Fier më 14 prill, 1911.

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 6 - 1 Peqini

Referime Redakto

  1. ^ peshkupauje.com

Lidhje të Jashtme Redakto