Në sistemet digjitale, informatat ruhen dhe përpunohen në formën e numrave ose të kodeve binare. Por, meqë informatat elementare kryesisht nuk kanë formë binare, kodimi i tyre në numra të sistemit binar, përkatësisht në ndonjë kod binar, bëhet përmes qarqeve logjike të cilat njihen si kodues (ang.encoder).

Koduesit me prioritet Redakto

Koduesi me prioritet (ang. priority encoder) është qark logjik i cili e gjeneron numrin rendor të pajisjes që i jepet prioritet, kur në një pajisje të përbashkët kërkojnë qasje njëkohësisht disa pajisje. Nëse në hyrje të koduesit me prioritet lidhen m pajisje,ai kryesisht ka n=log2 m dalje. Si hyrje në koduesin me prioritet, p.sh., mund të jenë linjat e terminaleve, të cilat paraqiten për qasje në kompjuterinqendror. Kur dy terminale, Ti dhe Tj, kërkojnë njëkohësisht të lidhen me kompjuterin qendror, përkatësisht në linjat përkatëse paraqiten sinjale me vlerë 1, terminalit Ti i jepet përparësi ndaj atij Tj, nëse i>j. Koduesi në këtë rast e gjeneron ekuivalentin binar të numrit i, duke njoftuar kështu kompjuterin qendror se terminali Ti ka përparësi për qasje para terminalit Tj.

Koduesi me prioritet përmes të cilit përcaktohet prioriteti i qasjes në kompjuterin qendror të njërit nga 5 terminalet, të cilat punojnë njëkohësisht, duke ndarë kohën e punës së kompjuterit qendror, në regjimin e punës që njihet si timesharing.

T0 T1 T3 T4 Z4 Z3 Z2 Z1
1 0 0 0 0 0 0 0
+ + 1 0 0 0 0 1
+ + 1 0 0 0 1 0
+ + + 1 0 0 1 1
+ + + + 1 1 0 0

Përmes simbolit + në tabelë është treguar se vlerat nën diagonale nuk kanë ndikim në gjenerimin e ekuivalentit binar të numrit rendor të terminalit, kur terminali me numër rendor më të madh kërkon qasje.

Tabela komplete e kombinimeve me shprehjet e funksioneve përmes të cilave përshkruhet koduesi me prioritet si dhe qarku logjik përkatës janë dhënë në foton në vijim.

 

 

Nëse, p.sh., në hyrjet T0, T1, T2, T3 dhe T4 të koduesit me prioritet të dhënë më sipër nga terminalet e veçanta vjen vargu i sinjaleve 10110, mund të vëretohet se në dalje të tij fitohet numri binar 011, ekuivalenti decimal i të cilit i përgjigjet numrit rendor të terminalit T3. Në këtë mënyrë koduesi i jep prioritet terminalit T3, kundruall terminaleve T0 dhe T2, të cilat gjithashtu kanë dërguar sinjale me vlerën 1, përkatësisht kanë kërkesë për lidhje me kompjuterin qendror.

Koduesit e zakonshëm Redakto

Koduesit përmes së cilëve kodohen m-informata elementare në një kod nbitësh, përmbajnë m-hyrje e n-dalje. Në hyrje të koduesit, në një moment të caktuar aplikohet sinjali i njërës nga m-informatat elementare që kodohen, kurse në dalje të tij paraqitet fjala kodike përkatëse n-bitëshe. Me qëllim që të standardizohet komunikimi, në pjesën vijuese të librit, nëse nuk theksohet ndryshe, vargjet e vlerave të sinjaleve hyrëse dhe dalëse, në rastet kur ka më shumë hyrje, ose më shumë dalje, do të jepen duke i vërejtur hyrjet dhe daljet, me radhën e cila shkonë prej lart - poshtë, ose prej majtas - djathtas.

 

Koduesi përmes të cilit kodohen shifrat decimale prej 1 deri në 9, në kodin NBCD. Redakto

 

 

Funksionimi i qarkut logjik të koduesit të dhënë më sipër mund të provohet duke marrë vlera të ndryshme hyrëse. Nëse, p.sh., sinjali me vlerën 1 aplikohet në hyrjen me numër 5, kurse në krejt hyrjet e tjera aplikohet sinjali me vlerën 0, përkatësisht nëse në hyrjet e qarkut aplikohen vlerat 000010000, në daljet A, B, C dhe D të qarkut fitohet fjala kodike 0101. Me qëllim që të duket më qartë mënyra e funksionimit të koduesit, në daljet e tij mund të lidhen dioda ndriçuese, ose, siç quhen ndryshe LED (nga Light Emiting Diode), të cilat ndriçojnë, nëse sinjali dalës ka vlerën 1. Kështu, p.sh., nëse në hyrje të qarkut aplikohet vargu i vlerave binare 000000100, në dalje të tij fitohet vargu 0111, përkatësisht ekuivalenti binar i shifrës decimale 7 dhe ndriçojnë diodat e vendosura në 3 daljet e fundit.Pa ndonjë kufizim, informatat elementare mund të kodohen në kode të ndryshme.

Koduesi përmes të cilit kodohen në kodin ciklik të dhënë përmes tabelës vijuese informatat elementare a, b, c, d dhe e, të cilat gjenerohen nga 5 terminalet e një sistemi digjital.

 

 

Që të përcaktohet saktësia e funksionimit të qarkut logjik të dhënë më sipër, si kodues në kodin ciklik të 5 sinjaleve hyrëse duhet të merren shembuj të kombinimeve të vlerave hyrëse, por ashtu që vetëm njëra prej tyre ta ketë vlerën 1. Kështu, p.sh., nëse në hyrje aplikohet vargu i vlerave 00010, në dalje fitohet fjala kodike 101, e cila gjenerohet kur vetëm hyrja d ka vlerën 1. Ngjashëm mund të provohet se gjenerohen edhe fjalët e tjera kodike të kodit ciklik të dhënë, nëse vlera 1 aplikohet në hyrjet e tjera të qarkut. Gjatë kodimit të informatave elementare, në kodues mund të parashihet edhe një dalje e veçantë, përmes së cilës sinjalizohet prurja e njëkohshme në hyrjet e koduesit, të më shumë se një informate, përkatësisht dalja për zbulim të gabimit.

Koduesi përmes të cilit kodohen informatat elementare A, B, C dhe D, me ekuivalentët binarë të shifrave decimale 1, 2, 3 dhe 4 - përkatësisht. Në kodues duhet të parashihet edhe dalja e veçantë g, në të cilën paraqitet sinjali me vlerën 1, nëse në hyrje të koduesit aplikohen njëkohësisht më shumë sinjale me vlerën 1.

 

 

Nëse në hyrje të qarkut të mësipërm, përkatësisht në hyrjet A, B, C dhe D, p.sh., aplikohet vargu i sinjaleve 0100, në daljet e tij x, y dhe z fitohet fjala kodike 011. Njëkohësisht, vlera e sinjalit në daljen g është 0, për të treguar se nuk është detektuar gabim. Por, kur njëkohësisht në dy hyrje të qarkut aplikohet sinjali 1, përkatësisht kërkohet kodimi i njëkohshëm i dy informatave elementare, në daljen g të qarkut gjenerohet sinjali 1, për të treguar se është gabuar. Kështu, p.sh., nëse vargu i sinjaleve në hyrjet e qarkut është 0110, kurse në daljet e qarkut lidhen dioda LED, do të ndriçojë vetëm dioda e vendosur në daljen g, përkatësisht vargu i vlerave të sinjaleve dalës është 0001. Fjalëve kodike që fitohen në dalje të koduesit mund t'u shtohet edhe shifra për paritet, qoftë të njësheve ose të zerove. Për këtë qëllim në fakt në dalje të koduesit parashihet një dalje e veçantë.

Kategoritë Redakto