Pas hapjes së Konferencës së Londrës në janar të 1919, u vu re pa dyshim se fuqitë e mëdha dëshironin ta copëtonin Shqipërinë. Kjo konferencë u zhvillua me qëllimin e përfundimit së traktateve të paqes me vëndet ndërluftuese. Me anë të saj u mor vendimi I krijimit të shtetit Serbo-Kroato-Sllove ose siç e quajmë në ditët e sotme, Jugosllavia.

Ndërsa në lidhje me Shqipërinë, shumë shtete ballkanike prisnin përfitime nga territory shqipatar. Italia kërkonte zbatimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës ku ajo mund të merrte Vlorën dhe rrethinat e saj, dhe protektoratin mbi shtetin e cunguar. Greqia do të aneksonte Korçën dhe Gjirokastrën. Shteti SKS nga ana tjetër kërkonte një shtet shqiptar të pavarur, por nëse copëtohet Shqipëria atëherë SKS kërkon pjesën e saj.

Së fundmi në 13 janar 1920 u arrit një projektmarrëveshje, ku u vendos se do të zbatoheshin dispozitat e Traktatit të Fshehtë të Londrës ku aprovohej copëtimi I Shqipërisë ndërmjet shteteve si Italia, Serbia dhe Greqia.

Në këto lloj momentesh Shqipëria shfaqej e pashpresë ndaj padrejtësisë që po I bëhej territorit të saj. Fatmirësisht Shqipria kishte një aleat të fortë në anë të saj, I cili ishte presidenti Uillson i Amerikës. Kur fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale, presidenti Uillson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ajo e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë. “Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Uillson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste,” thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Ëoodroë Uillsonit në Uashington. Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara - arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Uillson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë. Më 6 mars, Presidenti Uillson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes. Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Ëoodroë Uillsonit kishte peshë të madhe.