Konrad Gjolaj (Pulaj, 2 janar 1918 - Shkodër, 20 korrik 2000) ka qenë frat françeskan dhe arsimtar shqiptar. U përndoq e u burgos nga regjimi komunist dhe si dëshmi shkroi më pas librin memuaristik Çinarët.

Biografia Redakto

Mësimet e para i mori nga Dom Alfons Tracki, famullitar austriak që veproi në Shqipëri.[1] U diplomua për teologji dhe filozofi në Romë. Punoi si mësues në gjimnazin Illyricum në Shkodër.

Arrestohet më 1947, u lirua një vit më vonë. Më 1958 u arrestua përsëri dhe më 10 janar 1959, u dënua për “tradhëti të lartë ndaj atdheut”, me 25 vjet burg. U lirua më 1972, punoi në NSHN.

Me ardhjen e demokracisë shërbeu si famullitar në Lezhë.[2] Ndërroi jetë në Kuvendin FrançeskanGjuhadolit në Shkodër më 20 korrik 2000.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b "Atë Konrad Gjolaj në përvjetorin e vdekjes". archivioradiovaticana.va. 20 korrik 2016. Marrë më 2 mars 2020.
  2. ^ Agron Tufa, red. (2014). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist GJ-H (PDF). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 80. ISBN 978-9928-168-01-6.