Konventa për të Drejtat e Fëmijës e Kombeve të Bashkuara (anglisht: Convention on the Rights of the Child - CRC ose UNCRC) është një traktat ndërkombetar për të drejtat e njeriut i cili përcakton të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore të fëmijëve. Konventa përcakton një fëmijë si çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, përveç nëse mosha madhore e tij është arritur më herët sipas legjislacionit perkates kombëtar.[1] [2]

Kombet që ratifikojnë këtë konventë janë të obliguara ndaj saj me ligjin ndërkombëtar. Pajtueshmëria monitorohet nga Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, i cili përbëhet nga anëtarë prej vendeve të ndryshme te botës. Një herë në vit, Komiteti i paraqet një raport Komisionit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili gjithashtu dëgjon një deklaratë nga Kryetari i Komiteti i te Drejtave te Fëmijes, dhe Asambleja miraton një Rezolutë për të Drejtat e Fëmijëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar Konventën dhe e ka ofruar atë për nënshkrim më 20 nëntor te vitit 1989 (30 vjetori i Deklaratës së saj për të Drejtat e Fëmijëve). Ajo hyri në fuqi më 2 shtator 1990, pasi u ratifikua nga numri i kërkuar i kombeve. [3][4]

Shih edhe Redakto

 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Referime Redakto

  1. ^ Rexhepagiq, Jashar (2008). Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare (Essential Issues in International Pedagogy). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Kosova Academy of Sciences and Arts). fq. 405-406. ISBN 9789951413657. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Convention on the Rights of the Child". Office of the High Commissioner for Human Rights. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ United Nations Treaty Collection. Convention on the Rights of the Child Arkivuar 11 shkurt 2014 tek Wayback Machine. Retrieved 2 October 2015.
  4. ^ "UN convention on the rights of the child" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2016. Marrë më 16 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)