"Kosharja altari i lirisë" libër me Autor Bahri M. Gashi, Faqe: 668. Dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj. Brigada 138 "Agim Ramadani” Koshare. Zona Operative e Dukagjinit. Faik Konica, Prishtinë,2006

Përmbajtja

Parathënje

PJESA E PARË Aspekte strategjike të luftes... Dimenzionet e luftës së Kosharës dhe format e saj... Sistemi komandues dhe reflektimi strategjik në Koshare... Lufta e Kosovës dhe filozofia e saj në të drejtën ndërkombëtare... Lufta dhe arti ushtarak modern... Koncepteve se në Kosovë kishte konflikt apo luftë të armatosur...

PJESA E DYTË Ritmet e betejës... Beteja e Kosharës fundi i kufijve politikë midis shqiptarëve... Rrasa e Kosharës pika më strategjike dhe vendimtare e betejës... Origjina dhe fillet e kooekzistencës religjioze në brigadën 138 AGIM RAMADANI... Dimenzionet historike të luftës së Kosharës shembëlltyrë e krenarisë sonë së përbashkët kombëtare...

PJESA E TRETË Njësitet operacionale në luftimet e Kosharës... Misioni i njësisë për operacione speciale “KOBRA“... Forcat komando “DELTA” dhe roli i tyre... Drejtimi operativ 333 pozicionet e këmbësorisë në Rekë të keqe- Mali i Gllavës (Vrojtoret)... Bateria e artilerisë,dimenzionet dhe sukseset në Koshare... Kompania e topave pa zbrapsje 75-82dhe topit 122mm... Kompania e PUsë dhe mbarvajtja e tërë procesit luftarak... Kompania e sherbimit shendetsor dhe roli saj substancial... Batalioni i logjistikës dhe përkushtimi për suksese në Koshare... Kompleksi i kazermës kufitare në Koshare...

PJESA E KATËRT Prapavia e pozicioneve alternativë taktike... Padeshi –Komanda e Drejtimit të Operacionit luftarak të Kosharës... Qendra stërvitore në Papaj promotori i luftës së Kosharës... Shërbimi i rojes në QSU-në në Papaj... Kronologji e aktivitetit luftarak të eprorëve dhe luftëtarëve nga rrethi i Tropojës dhe qytetit dhe oficerëve të brg. të Bajram Currit...


PJESA E PESTË Kronologji dimenzionesh të veteranëve të luftës... Fjalimet e komandantit të br.138 „Agim Ramadani“ z.Rrustem Berisha në përvjetoret e thyerjës së kufirit të Kosharës... Fletëintervistimi për pjesmarrësin në luftën e Kosharës ...

PJESA E GJASHTË Pavdeksia e dëshmorëve të atëdheut... Dëshmorët e Kosharës krenari kombëtare dhe alarm i kurorave të vdekura... Lista kronologjike e dëshmorëve të Kosharës... Lista e dëshmorëve sipas rajoneve komunale dhe regjioneve etnike... Lista e të plagosurve të br.138“Agim Ramadani“... Lutjet e dëshmorëve të atëdheut... Lapidarë dhe foto të dëshmorëve të Kosharës...

PJESA E SHTATË Shkrime publicistike për lutën e Kosharës... Album fotosh të pjestrëve të brigadës në Koshares... Punime dhe fakte të botuara për luftën e Kosharës... Indeks i personaliteteve ushtarake... Titujt-gradimet në hierarkinë ushtarake... Kalendar i datave të rëndësishme, para dhe gjatë luftës së Kosharës... Procesverbal nga sesioni shkencor per luften e Koshares... Tjalorth i termeve të terminologjisë ushtarake... shkurtesat në libër.... Literatura e konsulltuar... Përfundimi – falenderim.... Shënim për autorin...

MOMENTE AKADEMIKE NGA PROMOVIMI I LIBRIT Komente / Analiza 23.08.2006

"Autori si pjesëmarrës i kësaj lufte nuk mbështetet në shkrimin e këtij libri vetëm në shënimet e veta ose në kujtimet për përgatitjen dhe zhvillimin e luftës, por konsulton dhe shfrytëzon edhe arkivat dhe dokumentacionin e mbledhur për Betejën e Koshares që librit i jep një rëndësi edhe më të madhe.Poashtu në këtë libër gjejmë edhe shkrime për pjesmarrës të tjerë të luftës, për angazhimin e tyre në luftë ose edhe pas saj, që gjithsesi e begaton veprën me mendime dhe vlerësime të tyre për Kosharen". Redaktori Nazmi Rrahmani Shtëpia Botuese (Faik Konica)

"Mirëpo aa mëdyshje, z. Gashi në librin e tij ka arritur që në mënyrë të argumentuar të zbardhë dimensionet, përmasat, ndërlikueshmërinë, aspektin ushtarak, taktiko operativ poashtu edhe atë strategjik e historik të kësaj beteje me ç'rast definitivisht filloi së thyeri kufiri i shumëmbrojtur nga forcat ushtarake serbe, ai shqiptaro shqiptar". Pamëdyshje libri i autorit Bahri M. Gashi"Kosharja Altari i Lirisë" ka rëndësi shumë dimensionale e para së gjithash ushtarake e historike.

Gjenaral major Ramadan Qehaja (Analizë rreth librit)

Libri me titull "KOSHARJA ALTARI I LIRISË" i autorit Bahri Muharrem Gashi i paraqitur për botim ne një punim relativisht voluminoz ( mbi 668 faqe tekst e fotografi) që i kushtohet Luftës së Koshares të vitit 1999, kur u thye përfundimisht kufiri administrativ shqiptaro-shqiptar është i një rëndësie të veçantë historike. Materia e përmbledhur në shtatë kapituj është një pasqyrim real i luftimeve të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat e rregullta dhe formacionet paraushtarake okupuese serbe në rajonin e Rekës së Keqe në Koshare. Prof. Dr. Muhamet Shatri ( Recenzent)