Kostas Simitis
Konstandinos Simitis (greqisht: Κωνσταντίνος Σημίτης) (23 qershor, 1936, Pire, Greqi), politikan Grek, Kryeministër i Greqisë gjatë viteve 1996 deri në 2004.
Kostas Simitis Κωνσταντίνος Σημίτης | |
---|---|
Kryeministër i Greqisë | |
Në detyrë 22 janar 1996 – 10 mars 2004 | |
Paraprirë nga | Andreas Papandreu |
Pasuar nga | Kostas Karamanlis |
Kryetari i Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK) | |
Në detyrë 30 qershor 1996 – 8 shkurt 2004 | |
Paraprirë nga | Andreas Papandreu |
Pasuar nga | Jorgos Papandreu |
Ministri i Industrisë, Energjitikës, Kërkimeve dhe Teknologjisë | |
Në detyrë 13 tetor 1993 – 15 shtator 1995 | |
Paraprirë nga | Vasilios Kondojanopulos |
Pasuar nga | Anastasios Peponis |
Ministri i Tregëtisë | |
Në detyrë 13 tetor 1993 – 15 shtator 1995 | |
Paraprirë nga | Vasilios Kontojanopulos |
Pasuar nga | Nikolaos Akritidhis |
Ministri i Edukimit dhe Çështjeve Fetare | |
Në detyrë 23 nëntor 1989 – 13 shkurt 1990 | |
Paraprirë nga | Konstandinos Dhespotopulos |
Pasuar nga | Konstandinos Dhespotopulos |
Ministri i Ekonomisë | |
Në detyrë 26 korrik 1985 – 27 nëntor 1987 | |
Paraprirë nga | Jerasimos Arsenis |
Pasuar nga | Panajotis Rumeljotis |
Ministri i Agrikulturës | |
Në detyrë 21 tetor 1981 – 26 korrik 1985 | |
Paraprirë nga | Athanasios Kanelopulos |
Pasuar nga | Joanis Potakis |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Pire, Greqi | 23 qershor 1936
Nënshtetësia | Grek |
Partia politike | Lëvizja Socialiste Panhelene (PASOK) |
Punësimi | Ekonomist Politikan |
Simitisi diplomojë për drejtësi në Universitetin e Marburgut në Gjermani më 1959 dhe studjoi në Shkollën Ekonomike të Londrës nga viti 1961 deri në vitin 1963.
Më 1965, bashkë-themeloi shoqërinë e studimeve politike Aleksandros Papanastasiu, anëtarët e të cilës përfundimisht formuan bërthamën e grupit të fshehtë Mbrojtja e Demokracisë, i cili u përfshi në veprimtari subversive kundër regjimit ushtarak në Greqi (1967-1974).
Një mandat-arresti në vitin 1969 e detyroi Simitisin të emigrojë në Gjermani, por ai u detyrua nga regjimi të kthehej dhe u shpall fajor për zjarrvënie dhe përdorim eksplozivësh. Më 1970, ai u bashkua me Lëvizjen Çlirimtare Panhelenike.
Më 1971, Simitisi u emërua si lektor në Universitetin e Konstanzës në Gjermani. Nga viti 1971 deri më 1975 shërbeu si profesor i drejtësisë në Universitetin e Giesenit dhe më 1997 në Universitetin e Shkencave Politike e Shoqërore të Panteionit në Athinë.
Është një ndër anëtarët themelues të PASOK-ut më 1974. Simitisi ishte bashkë-autor i statutit të partisë dhe anëtar i komitetit të parë qëndror të tij. Pesë vjet më vonë - pas një mosmarrëveshjeje me Kryeministrin dhe themeluesin e PASOK-ut Andreas Papandreu - ai u largua nga byroja ekzekutive e lëvizjes dhe u përjashtua nga lista e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e vitit 1981.
Simitisi, fillimisht, u zgjodh si anëtar i parlamentit më 1985. Ai ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë (1981-1985), Ministër i Ekonomisë Kombëtare (1985-1987) dhe Minister i Industrisë dhe Tregtisë (1993-1995).
Kur Papandreu dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në janar 1996, Simitisi u zgjodh për t'a zëvendësuar atë. Në qershor, pas vdekjes së Papandreut, Simitis u emërua kryetar i PASOK-ut. Kur PASOK fitoi zgjedhjet e shtatorit, ai kryesoi qeverinë e re.