Kryengritja e Plugjeve
Kryengritja e “Plugjeve”, 1910
Te Gropat e Ujkut, në Shupenzë, u mblodhën në kuvend mbi 500 burra të cilët mori vendime të reja për luftën kundër pushtuesit osman. Mersim Dema nga Homeshi i Grykës së Vogël dhe Mehmet Duriçi nga Vajkali, bashkë me të tjerë patriotë e prijës popullorë të Bulqizës, Grykës së Madhe e Grykës së Vogël, lëshuan kushtrimin për kryengritje të armatosur dhe kërkuan të lidhej besa. Ata u bëri thirrje malësorëve të këtyre krahinave që parmendat t’i zëvendësonin me pushkë e fishekë se, jeta e tyre nuk kishte kuptim nën pushtim e në skllavëri. Thirrjes së tyre iu përgjigjen mbi 500 luftëtarë. Burrat u mblodhën te “Gropat e Ujkut”, vend që ndodhet 7 km larg Homeshit.