Kurt Kola Ka lindur më 6 maj në Macukull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Ai ishte një i persekutuar gjatë sistemit komunist në Shqipëri

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 [1]kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak. Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës [2] deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.


Referimet

Redakto