Laraska
Laraska (Pica hudsonia)
Laraska | |
---|---|
![]() | |
In Yellowstone Bear World (near Idaho Falls) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | P. hudsonia
|
Emri binomial | |
Pica hudsonia Sabine, 1823
|
Gjatësia
Redakto44-46 cm, krahët e hapur: 52-60 cm.
Përshkrimi
RedaktoBishti përfaqëson gjysmën e gjithë gjatësisë së shpendit. Është i pangatërrueshëm për shkak të kontrastit bardh e zi të puplave dhe formës së gjatë dhe elegante. Në distanca të afërta, puplat duken ngjyrë jeshile e shndritshme, vjollcë dhe blu e feksur. Sjelljet e tyre shoqërore janë magjepsëse. Në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës grumbullohen në tufa të mëdha, por më shpesh qëndrojnë në çift.
Përhapja dhe habitati
RedaktoI gjen në një shumëllojshmëri habitatesh duke filluar nga tokat bujqësore me gardhe të mëdha e të dendura e deri tek parqet pranë qendrave të banuara e qyteteve.
Riprodhimi
RedaktoFoletë i ndërtojnë në pemë, ose në shkurre të larta. Ato janë tepër karakteristike: të mëdha në trajtë të rrumbullakët. Hapësira brenda i ngjan një dhome ku shpendi lëshon 5-8 vezët që bën. Ngrohja e tyre nis në prill dhe vezët çelin pas 17-18 ditësh. Të vegjlit kanë bisht më të shkurtër se prindërit e tyre dhe janë në gjendje të fluturojnë plotësisht pas 24-30 ditësh.
Ushqimi
RedaktoUshqehen me insekte, megjithëse herë pas here ushqehen edhe me shpend të vegjël dhe vezë. Rrallë hanë edhe kafshë të ngordhura, drithëra, fara etj.
Zëri
RedaktoI fortë dhe i ngjirur, kurse kënga ngjan si: “çatçatçatçatçatçatçak”.