Lepuri i murrmë (Lepus capensis) është një gjitarët prej familjes e lepurit.

Lepuri i murrmë (Lepus capensis)

Gjatësia dhe pesha Redakto

50-70 cm, pesha: 2.5-7 kg.

Përshkrimi Redakto

Ngjyra e qimeve është kafe në të kuqërremtë. Është më i madh dhe ka vesh më të gjatë, si dhe këmbë më të gjata se lepuri.

Statusi Redakto

Nuk është i kërcënuar, por popullatat kanë pësuar tkurrje të theksuara për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në praktikat bujqësore.

Përhapja dhe habitati Redakto

Shpërndarje e gjerë në të gjithë Evropën. Kjo specie ndeshet në gjithë rajonin. Është futur në pjesë të tjera të botës, si Zelanda e Re, si specie gjahu. Takohet kryesisht në zona pyjore të hapura, çeltira e livadhe, stepa dhe zona bujqësore.

Ushqimi Redakto

Zakonisht preferon barin dhe gjethet, por në dimër ushqehet edhe me degëza dhe sytha.

Sjellja Redakto

Lëviz kryesisht gjatë natës, por edhe ditën. Lepuri i murrmë qëndron aktiv gjatë gjithë dimrit dhe nuk shtegton në mënyrë të rregullt. Mund të vrapojë me shpejtësi që arrin deri në 70 km/orë.

Riprodhimi Redakto

Pjell 1-4 herë për vit. Bën 1-5 këlyshë, të zhvilluar mirë.

Lidhje të jashtme Redakto