Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga osmanët, pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjithë kjo u zhvillua në mesjetë. Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.

Letërsia e vjetër shqipe ndahet ne tri periudha:

  1. Letërsia e Humanizmit - me përfaqësues kryesor Marin Barletit.
  2. Letërsia Filobiblike - me përfaqësues Pjeter Budin, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi.
  3. Letërsia e Bejtexhinjve - me përfaqësues Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.

Vepra Redakto

Vepra e kësaj periudhe janë në përgjithësi didaktike is p.sh. Fjalori latinisht-shqip i F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta.

Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë.

Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit, botuar rreth viteve 1508-1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari, në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë.

Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve.

Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770 ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës.

Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Shkrimtarët Redakto

Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Teodor Kavalioti nga Voskopoja (sh. XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk. XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin, ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.

Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja, Nezim Frakulla nga Berati, Zenel Bastari nga Tirana, Muhamet Çami nga Konispoli, Dalip Frashëri, Shahin Frashëri nga Frashëri, Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769); Gjergji Guxeta (1682-1756).

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek. XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada, Dhimitër Kamarda, Gavril Dara i Riu, Zef Skiroi, Anton Santori, Nikolla Keta, Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

< Përmbajtja < Tematika < Letërsia e vjetër shqiptare
 

Mirësevini në portalin e letërsisë,

portalin e artit të fjalës.