Libor Kozák (i lindur më 30 maj 1989) është një futbollist çek i cili luan me klubin anglez Aston VillaPremier League dhe me kombëtares çeke.

Libor Kozák

Libor Kozák (2019)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLibor Kozák
Datëlindja (1989-05-30) 30 maj 1989 (34 vjeç)
VendlindjaOpava, Republika Çeke
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sparta Prague
Numri18
Karriera me të rinjtë
2001–2007Opava
2008–2009Lazio
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2008Opava41(19)
2008–2013Lazio58(10)
2009–2010Brescia (huazim)29(3)
2013–2017Aston Villa20(4)
2017–2018Bari15(2)
2018–2019Livorno9(0)
2019Slovan Liberec14(7)
2019–Sparta Prague21(7)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008Republika Çeke U199(3)
2009–2011Republika Çeke U2114(3)
2012–Republika Çeke8(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shkurt 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 qershor 2019

Karriera me klube Redakto

SFC Opava Redakto

Kozák filloi të luante futboll në vitin 2001 me skuadrën çeke Slezský FC Opava, në fillim duke luajtur me skuadrat e moshave, kurse në vitin 2007, Kozák u vendos në skuadrën e parë. Ai u konsiderua si talent duke pasur profilin e një golashënuesi në divizionin e dytë çek me skuadrën e Opavas. Në tetor 2007, ai shënoi tregolshin e tij të parë në fitoren 5–1 kundër Zenit Čáslav në divizionin e dytë.[1]

Në fund të sezonit 2007–08, Kozák u transferua te gjiganti italian Lazio.[2]

Lazio Redakto

Kozák u transferua te Lazio në korrik 2008 duke firmosur një kontratë pesë vjeçare, me presidenti Claudio Lotito pagoi për transferimin 1.2 milion € (1.8 milion $).[3]

Kozák bëri debutimin e tij të vonzhëm në Serie A më 2 maj 2009, duke zëvëndësuar Mauro Záraten në minutën e 84 kundër InteritSan Siro, ku Lazio fitoi me rezultatin 2-0.

Pas sezonit të parë me Lazion, Kozák u huazua te skuadra e Serie B, Brescia për sezonin 2009–10. Arsyeja e këtij huazimi ishte për të fituar eksperiencë për të qënë titullar te Lazio. Më 26 shtator 2009, Kozák shënoi golin e parë në Itali kundër Grossetos, ku Brescia humbi me rezultatin 2–1.[4]

Në fund të sezonit, ai u rikthye në kryeqytet. Kozák shënoi golin e parë për Biancocelestin më 18 shtator 2010, gol që i solli fitoren Lazios kundër Fiorentinës. Ai gjithashtu shënoi golin fitues kundër Sampdorias më 16 janar 2011. Dy javë më vonë, Kozák shënoi golin e tretë dhe të katët me Lazion, sërisht kundër Fiorentinës. Më vonë ai fitoi vëmëndjen e Michal Bílek, trajnerit të kombëtares Çeke, i cili ishte në Stadio Olimpico për të parë lojën e tij kundër AS Barit.

Në sezonin 2012–13, Kozák ishte nën drejtimin e trajnerit Vladimir Petković, duke patsur dy fytyra në atë sezon, pasi në Serie A nuk shënoi asnjë gol, kurse në Ligën e Europës ai u shpall golashënuesi më i mirë me tetë gola (dhjetë gola duke përfshirë edhe raundet paraeleminatore). Ai shënoi tregolshin e parë me Lazion kundër skuadrës gjermane VFB StuttgartRomë më 14 mars 2013, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shkonte në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 5–1.[5]

Aston Villa Redakto

Më 2 shtator 2013, Kozák firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin anglez Aston Villa, ai zgjodhi fanellën me numrin 27.[6] Më 14 shtator 2013, Kozák bëri debutimin e tij me klubin në humbjen 2–1 kundër Newcastle United. Një javë më pas, ai regjistroi golin e parë në Premier Ligë në fitoren minimale 1–0 kundër Norwich City.[7] Më 9 nëntor 2013, Kozák shënoi edhe golin e dytë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Cardiff City.[8] Më 4 dhjetor 2013, ai shënoi një tjetër gol në fitoren 3–2 kundër Southampton.

Më 4 janar 2014, Aston Villa lajmëroi se Kozák ka thyer këmbën e tij të djathtë gjatë një përplasje në stërvitje me shokun e skuadrës Ciaran Clark, dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonin 2013–14.[9]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Ai ka luajtur me kombëtaren U–21, dhe gjithashtu ka luajtur në Kampionatin Evropian U–21 të vitit 2011.

Ai u thirr për të luajtur me kombëtaren e parë pë të luajtur kundër Lihtenshtajnasit dhe Spanjës, por nuk arriti dot që të bënte debutimin e tij.[10] Ai bëri debutimin e tij më 14 nëntor 2012 kundër Sllovakisë, pasi hyri si zëvëndësim në minutën e 67.

Më 14 gusht 2013, Libor Kozák shënoi golin e parë me kombëtaren çeke në barazimin 1–1 me Hungarinë, në pjesën e dytë ai u zëvendësua në minutën e 58.[11]

Golat me kombëtaren Redakto

Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Çekisë.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 14 gusht 2013 Ferenc Puskás Stadium, Budapest, Hungari   Hungaria 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
2. 10 shtator 2013 Juventus Stadium, Torino, Itali   Italia 1–0 2–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Statistikat Redakto

Klubet Redakto

Redaktuar më 28 dhjetor 2013 [12][13]

Klubi Sezoni Liga FA Cup Kupa e Ligës Europa Total
Divizioni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Opava 2006–07 Czech 2. Liga 15 8 0 0 15 8
2007–08 Czech 2. Liga 26 11 0 0 26 11
Total 41 19 0 0 0 0 41 19
Lazio 2008–09 Serie A 3 0 0 0 0 0 3 0
2009–10 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0
2010–11 Serie A 19 6 3 1 0 0 22 7
2011–12 Serie A 17 4 0 0 7 1 24 5
2012–13 Serie A 19 0 1 0 11 10 31 10
Total 58 10 4 1 18 11 80 22
Brescia (Huazim) 2009–10 Serie B 29 3 0 0 0 0 29 3
Total 29 3 0 0 0 0 29 3
Aston Villa 2013–14 Premier League 14 4 0 0 1 0 15 4
Total 14 4 0 0 1 0 0 0 15 4
Karriera në total 142 36 4 1 1 0 18 11 165 48

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 26 Mars 2015 [14]

Kombëtarja çeke
Viti Ndeshje Gola
2012 1 0
2013 7 2
Total 8 2

Trofe Redakto

Lazio

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kozák dal ve druhé lize svůj první hattrick" [Kozák shënon tregolshin e tij të parë në ligën e dytë]. idnes.cz. 8 tetor 2007. Marrë më 29 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kozak happy with Pompey trial". Sky Sports. 1 mars 2008. Marrë më 17 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Lazio sign Libor Kozak". FIFA.com. 5 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 6 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Grosseto-Brescia 2–1". Brescia Calcio. 26 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 28 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Libor Kozák match log". Soccerway. 14 mars 2013. Marrë më 14 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Villa complete deadline day swoop for striker Kozak" (në anglisht). Aston Villa F.C. 2 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
  7. ^ "Norwich 0–1 Villa" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2013.
  8. ^ "Aston Villa 2–0 Cardiff City" (në anglisht). BBC Sport. 9 nëntor 2013. Marrë më 20 shkurt 2020.
  9. ^ "Aston Villa striker Libor Kozak breaks leg in training". BBC Sport. 2 janar 2014. Marrë më 3 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Bilek names squad for Spain, Liechtenstein Arkivuar 11 nëntor 2012 tek Wayback Machine.
  11. ^ Ungheria 1 - Repubblica Ceca 1 soccerway.com
  12. ^ "Libor Kozak". Soccerbase. Marrë më 28 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Libor Kozak". Soccerway. Marrë më 28 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Libor Kozák - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto