Louisville (Kentucky)
Louisville (shqiptohet luivill) është qyteti më i madh në Komonuelthin e Kentakit dhe qyteti i 29-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara. Louisville është selia historike dhe, që nga viti 2003, selia nominale e qarkut Xheferson.
Luivill Anglisht : Louisville | |
---|---|
Njohur si | Derby City |
Pamje nga Luivill | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Kentucky |
Qarku | Jefferson |
Kryetari i Bashkisë | Greg Fischer |
Sipërfaqja | 1.032 km2 |
Lartësia | 142 m (m.n.d.) |
Popullsia | (2014) 760.026 banorë |
Dendësia | 743 banorë/km2 |
Themelimi | 1778 |
Zona Kohore | UTC-5 |
Verore | UTC-4 |
Kodi Postal | 40601-40604, 40618-40622 |
Prefiksi | 502 |
Aeroporti | Aeroporti Ndërkombëtar i Luivillit (SDF) |
Faqja Zyrtare www.lousvilleky.gov |
Louisville u themelua në vitin 1778 nga George Rogers Clark dhe është emërtuar sipas Mbretit Louis XVI të Francës. Ai është një nga qytetet më të vjetra në perëndim të maleve Apalashe. Vendbanimi u zgjerua fillimisht si port sepse ndodhej pranë Luginës së Ohaios, dhe ishte e vetmja pengesë e madhe për trafikun lumor midis lumit të sipërm Ohajo dhe Gjirit të Meksikës. Louisville ishte qyteti themelues i Hekurudhës Louisville dhe Nashville, e cila u rrit në një sistem 9.700 km në 13 shtete. Sot, qyteti njihet si qyteti i Derbit të Kentakit, Kentucky Fried Chicken, Universitetit të Louisville dhe ekipit të tij sportiv Louisville Cardinals, i shkopinjve të bejsbollit Louisville Slugger dhe tre nga gjashtë kompanitë e Kentakit që përfshihen në Fortune 500. Aeroporti i tij kryesor është gjithashtu qendra e shpërndarjes ajrore të kompanisë United Parcel Service (UPS) në të gjithë botën.