Vepër monumentale, faraonike, komplet jashtë normave ekzistuese, në të cilën  autori na i ngreh 5 Piramida poetike për ti celebruar femrat dhe dashurinë njerëzore planetare në 5 Kontinentet, shoqëruar me një portret poetik të Kontinentit të përmendur, dhe disa të thëna nga autorët, artistët, filozofët e atij kontinenti dhe me nga 20 poezi të autorit, kushtuar femrave që e kanë inspiruar në jetë, dhe të përforcuar me prezencën e disa artistëve të fushave të ndryshme në çdo poezi.

Ky libër poetik është super i pasur dhe propozon një koncept absolutisht të paparë në gjithë historinë e poezisë botërore.

Pos asaj është homazhi më i bukur që iu është bërë të gjithë femrave të botës, sot për sot në poezi dhe paralelisht është edhe një homazh ndaj kulturës dhe të gjitha fushave artistike, të cilat e kanë pasuruar thesarin planetar.