Mads Dittmann Mikkelsen (About this sounddëgjo ; i lindur më 22 nëntor 1965) është aktor danez. Fillimisht një gjimnast dhe vallëzues, Mikkelsen filloi karrierën e aktrimit në vitin 1996. Ai u bë i famshëm në Danimarkë me rolin e Tonny, një diler droge në dy filmat e parë të trilogjisë Pusher, dhe me rolin e policit në serialin danez Rejseholdet.

Mads Mikkelsen
Mads Mikkelsen Cannes 2013 2.jpg
U lind në (1965-11-22) 22 Nëntor, 1965 (56 vjeç)
KombësiaDanez
TitulliMads Mikkelsen në Festivalin e Filmit në Kanë (2013)

Mikkelsen u bë më i njohur ndërkombëtarisht me rolin e tij si Tristian në filmin King Arthur (2004), por më së shumti njihet për luajtjen e antagonistit Le Chiffre në filmin Casino Royale (2006). Ai është gjithashtu i njohur për rolet e tij si Igor Stravinsky në filmin francez Coco Chanel & Igor Stravinsky (2008) dhe si Lucas në filmin danez The Hunt (2012), me të cilin ai fitoi shpërblimin Aktori më i Mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Personi i Vitit nga Shoqata Danezo-Amerikane. Ai momentalisht është duke aktruar në serialin Hannibal në rolin kryesor të Dr. Hannibal Lecter.

The New York Times ka vërejtur se në skenën e Hollywood, Mikkelsen është "bërë një aktor i besueshëm i karakterit me një fytyrë intriguese", por deklaroi se ne vendin e tij "ai është diçka tjetër: një yll, një aksiomë, një fytyrë e kinemasë së rigjallëruar daneze".

Lidhje të jashtmeRedakto