Malesia.Org është Portal Informativ në gjuhën shqipe i themeluar më 14 shtator të vitit 2000 në Tuz të Malësisë.

Misioni i Malesia.Org është informimi mbi çështjet e përditshme nga Malësia por edhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi përfshirë politikën, çështjet sociale, shoqërore, kulturore dhe aktivitete në sfera të ndryshme. Gjithashtu mbulojmë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Të gjitha këto me synim të informimit të paanshëm, të saktë dhe shpejtë.

Portali Malesia.Org është i pavarur nga struktura politike dhe shtetërore e Malit të Zi apo ndonjë shteti tjetër.

Malesia.Org është portal jo-profitabil dhe mirëmbahet e financohet nga vet stafi dhe ndihmat e donatorëve.

Malesia.org është portali i parë shqiptar në Tuz-Malësi, njëkohësisht edhe në Mal të Zi, dhe  pas një punë disa vjeçare gjendet në mesin e portaleve më të vizituar në trojet shqiptare.

logo