Republika e Mari Elit (Rusisht: Респу́блика Мари́й Эл, Respublika Mariy El), është subjekt federal i Rusisë. Gjendet gjeografikisht në rajonin e Rusisë Evropiane të vendit, përgjatë bregut verior të lumit Vollga, dhe është administrativisht pjesë e Distriktit Federal të Vollgës. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2010, Republika Mari El ka një popullsi prej 696.459.

Republika e Mari Elit
Респу́блика Мари́й Эл (rusisht)
Republikë e Rusisë
Emblema_figura
Emblema e Mari Elit

Flamuri i Mari Elit
Administrimi Politik
Qarku federal Vollga
Rajoni ekonomik Vollga-Vjatka
Kryeqyteti Joshkar-Olla
Krijimi 5 dhjetor 1936
Qeverisja
Kreu i Republikës Aleksander Jevstifejev
Trupi Ligjvënës Asambleja Shtetërore)
Sipërfaqja
Sipërfaqja 23,200 km2
Renditja në Rusi: i 72-ti
Popullsia
Popullsia 682,333 (2018) banorë
Renditja në Rusi: i 65-ti
Dendësia 30 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore UTC+3 (MSK)
Të dhëna të tjera
Targa e automjeteve 12
Kodi sipas ISO RU-ME
Faqja Zyrtare www.baskortostan.ru

Mari El është një nga republikat etnike të Rusisë, kryesisht përfaqëson popullin indigjen Mari, një grup etnik fino-ugrike që ka jetuar tradicionalisht përgjatë lumit Vollga dhe lumit Kama. Pjesa më e madhe e popullsisë së Republikës janë rusë etnikë (47.4%) dhe Mari (43.9%), me pakicë të popullatës tatare dhe çuvashe. Gjuhët zyrtare të Mari El janë rusishtja dhe gjuha Mari. Mari El kufizohet me Oblastin Nizhny Novgorod në perëndim, Oblastin Kirov në veri, Republikën e Tataristanit në lindje dhe Republikën e Çuvashisë në jug.