Marjeta Pronjari, lindi më 3 shtator të vitit 1951 ishte atlete shiptare, Mjeshtre e Merituar e Sportit, pedagoge.

Karrierën e saj e nisi që në moshë të re dhe ishte e gjithanshme dhe kudo e suksesshme. Ajo ka marrë pjesë në garat e kërcimit së larti, në shumëgarësh, në volejboll, etj. Por gara më e pëlqyer e më rezultative e saj ka qenë kërcimi së larti. Nën drejtimin e trajnerit të njohur Taqo Duka, rezultatet e saj erdhën në rritje. Nga viti 1966 e deri në vitin 1973 ajo ka përmirësuar garën e kërcimit së larti nga 1.66 m në 1.78 m.