Marko Livaja

futbollist kroat

Marko Livaja (lindur më 26 gusht 1993) është një futbollist Kroat që luan si Sulmues për FC Rubin KazanPremier League Ruse i huazuar nga Inter. Livaja gjithashtu është pjesë e Kroacisë U–21.

Marko Livaja
Marko Livaja.jpg
Livaja duke dhënë autografe për tifozët e Interit.
Të dhënat personale
Data e lindjes (1993-08-26) 26 Gusht 1993 (27 vjeç)
Vendi i lindjesSplit, Kroacia
Gjatësia6 ft 0 in (1.83 m)
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualRubin Kazan
Numri10
Karriera në rini
2002–2005GOŠK (KG)
2005–2008Omladinac Vranjic
2008Dinamo Zagreb
2008–2010Hajduk Split
2011–2012Internazionale
2011Cesena (Huazim)
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2011–2013Internazionale6(0)
2011Lugano (Huazim)0(0)
2011–2012Cesena (Huazim)3(0)
2013–2014Atalanta31(4)
2014–Rubin Kazan7(0)
Ekipi kombëtar
2008Kroacia U–154(4)
2008–2010Kroacia U–167(6)
2008–2010Kroacia U–1720(7)
2010Kroacia U–184(1)
2010–2012Kroacia U–197(2)
2012–Kroacia U–207(1)
2013–Kroacia U–215(3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 23:45, 30 janar 2015 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 30 maj 2012

Karriera me klubeRedakto

Vitet e hershmeRedakto

Livaja filloi karrierën e tij profesioniste me skuadrat e nivelit të ulët kroate GOŠK Kaštel Gomilica dhe NK Omladinac Vranjic, përpara se të thirrej nga akademia e Dinamo Zagreb në verën e 2008, ndërkohë, përpara se të regjistrohej tek Dinamo, ai mori një tjetër thirrje nga rivalët e Dinamos, Hajduk Split,[1] ku Livaja shkoi atje. Në fillim të vitit 2010, ai vendos në skuadrën e parë të Hajduk Split.[2] Më vonë në atë vit, ai u shit tek Interi, kurse në vitin 2011, ai u huazua tek skuadra zvicerane e Luganos.[3]

CesenaRedakto

Livaja u bashkua me Cesenën në verën e 2011 pas një marrëveshjme me Hajduk Split për 250.000 mij dhe në janar 2012 u rikthye tek Inter (Cesena e shiti Livajën tek Inter në formën e bashkpronësisë për 2.25 Milion dhe mori gjysmën e kartonit të Thomas Pedrabissi për 1 milion ). Livaja luajti për Cesenën në skuadrën e parë dhe tek të rinjtë. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në tetor 2011 kundër Fiorentinës.

InternazionaleRedakto

Pasi u rikthye tek Inter në janar 2012, Livaja ishte një pjestar i Inter Primavera, dhe arriti të fitoj NextGen series në sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u bë trajner i skuadrës së parë, Livaja mori thirrjen e parë për të luajtur në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Genoas, por në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.

Sezoni 2012–13Redakto

Në sezonin 2012–13, Livaja luajti në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Pescarës, ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Romës në shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje në Serie A gjatë gjysmës së parë të sezonit, por nuk arriti të shënoj asnjë gol. Livaja luajti më shumë minuta gjatë ndeshjeve evropiane të Interit, ai ishte zgjedhja e parë në formacion e trajnerit Stramaccioni për ndeshjet e grupit H në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shënoi golin e parë për fanellën e Interit më 20 shtator 2012 në barazimin në San Siro 2–2 kundër Rubin Kazan. Pasi Inter përfundoi i dyti në grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashënuesi më i mirë me katër gola në gjashtë ndeshje. Për shkak të konkurrencës së fortë në sulmin e Interit, ku bënin pjesë Milito, Cassano dhe Palacio, në janar, Livaja kërkoi huazimin për të luajtur më shumë minuta dhe për të shënuar më shumë gola.[4] Më 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.[5]

AtalantaRedakto

Më 31 janar, ai u huazua zyrtarisht tek Atalanta si pjesë e transferimit të mesfushorit Schelotto tek Interi, ai u huazua në formën e bashkpronësisë, ku 50% të kartonit e zotërote Cesena dhe pjesën tjetër Interi.[6] Livaja bëri debutimin e tij zyrtarë me klubin më 10 shkurt kundër Catanias. Ai shënoi golat e parë për Atalantën në javën e 26 kundër Romën; ndeshja përfundoi me rezultatin 2–3.[7] Në prill, ai u la jashtë listës për ndeshjen kundër Sampdorias. Sulmuesi i ri u la jashtë skuadrës për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore, siç tregoi në një konferencë për shtyp trajneri Stefano Colantuono.[8] Ai luajti ndeshjen e parë kundër klubit të tij Inter më 7 prill, ai hyri në pjesën e dytë si zëvëndësues. Ai nuk arriti të shënojë asnjë gol ose të dhuronte ndonjë impakt në fushën e lojës, në fillim ai dhuroi një assist për Bonaventurën i cili barazoi rezultatin 1–1 dhe fitoi një penallti e cila u realizua nga German Denis për ta bërë rezultatin 3–4.[9] Në prill, Livaja u nderua me çmimin "Lojtari i muajit" për muajin shkurt, një çmim i dhuruar nga tifozët e skuadrës.[10][11] Më 7 maj, përpara ndeshjes me Juventusin, Livaja u përjashtua nga skuadra pasi sërisht theu rregullat disiplinore, këtë herë ai pati një konflikt në stërvitje me shokun e skuadrës Ivan Radovanović.[12][13]

Sezoni 2013–14Redakto

Më 20 qershor, Inter dhe Atalanta ranë dakort që të zgjasinin marrëveshjen e tyre edhe për një vit. Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit më 18 gusht, Livaja shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër BaritCoppa Italia. Ai shënoi golin e parë në ligë në humbjen 4–3 kundër Parmës më 25 shtator. Më 10 nëntor, Livaja shënoi një gol vendimtar në minutën e 93 për ti dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 2–1 kundër Bolognës.

Rubin KazanRedakto

Më 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse që pagoi për sulmuesin e ri 6 milion , dhe me Livajën që firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]

Karriera ndërkombëtareRedakto

Livaja ka përfaqësuar Kroacinë nga skuadra U–15 e deri në skuadrën U–21. Ai ka luajtur për kombëtaren U–15 në maj 2008 duke luajtur katër ndeshje dhe duke shënuar katër gola. Ai vazhdoi udhën e tij duke luajtur edhe për kombëtaren U–16, ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Më 10 nëntor 2011, Livaja bëri debutimin e tij me kombëtaren U–19 në fitoren 4–2 kundër Finlandës U–19, ai gjithsej ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Ai debutoi për kombëtaren U–21 më 5 shkurt 2013 në një ndeshje miqësore kundër Hollandës U–21. Më 23 Mars, Livaja shënoi golin e parë me kombëtaren U–21 në fitoren 3–0 kundër Serbisë U–21.

Në qershor 2013, Livaja u thirr nga kombëtarja U–20 për të luajtur në Kupën e Botës U–20 që u zhvillua Turqi. Ai luajti në ndeshjen e parë të grupit F më 23 qershor në fitoren 1–0 kundër Uruguajit, më pas u zëvendësua me Kruno Ivančić në minutën e 71. Livaja shënoi golin e parë në Botëror në barazimin 1–1 kundër Uzbekistanit, ai shënoi në minutën e 65. Kroacia U–20 pasi kaloi grupin F e para me shtatë pikë, u eleminua në raundin e parë me eleminim nga Kili U–20 me rezultatin 0–2.

TrofeRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ "Zanio se: Ljubio Dinamov dres, a sad igra za Hajduk". 24 Satae (në kroatisht). 28 mars 2010. Marrë më 9 gusht 2012.
  2. ^ "Reja priključio najboljeg kadeta!". hajduk.hr. Marrë më 8 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ "Succès du Servette FC et du SC Kriens, nul du FC Lugano". Swiss Football League. 8 shkurt 2011. Marrë më 9 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Livaja happy to leave Inter on loan deal". goal.com. Marrë më 8 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Marko Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". Sportnet. Marrë më 8 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". HR Sport. Marrë më 31 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Livaja dvostruki strijelac u porazu Atalante". HR Sport. Marrë më 24 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Livaja izbačen iz momčadi, ne konkurira za utakmicu". Večernji list. Marrë më 8 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Atalanta šokirala Inter, Livaja izborio penal i asistirao". DalmacijaNews. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "MARKO LIVAJA DOMANI ALL'ATALANTA STORE DI ORIOCENTER". atalanta.it. Arkivuar nga origjinali origjinali më 19 prill 2013. Marrë më 11 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Najbolji igrač Atalante u veljači". Sportske Novosti. Marrë më 11 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "COMUNICATO DAL CLUB". atalanta.it. Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 9 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Radovanović: Livaja mi bio kao brat (in Serbian)". b92. Marrë më 9 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Livaja potpisao za Rubin Kazan". dalmacijanews. Marrë më 15 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto