Marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë
Politika e jashtme e Shqipërisë që nga pavarsia e saj ka mbajtur një politikë të plotësueshmërisë duke u përpjekur që të ketë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet. Shqipëria është anëtare e më shumë se 48 organizatave ndërkombëtare të ndryshme duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, NATO, Organizata e Bashkëpunimit Islam,[1] OSBE, FMN, Organizata Botërore e Tregtisë dhe La Francophonie.
Objektivat kryesore të politikës së jashtme shqiptare janë:
- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian
- Njohja ndërkombëtare e Kosovës
- Njohja e Dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë[2]
- Të ndihmojë Shqiptarët në Maqedoni
- Të ndihmojë Shqiptarët në Mal të Zi
- Të ndihmojë Shqiptarët në Serbinë jugore
- Të ndihmojë Shqiptarët në Greqi
- Të ndihmojë Arbëreshët në Itali
- Të ndihmojë Mërgatën shqiptare
Faktorët kryesorë që përcaktojnë politikën e jashtme shqiptare përbëhet nga lokacioni gjeopolitike, popullsia, kriza ekonomike, dhe lidhjet me diasporën shqiptare nëpër të gjithë botën. Shqipëria është koncentruar mbajtjen e mardhënieve të mira me fqinjët e saj të Ballkanit, të pasur qasje në institucionet e sigurisë Evro-Atlantike, dhe sigurimin e lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara.
Më 14 janar 2011, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për një strategji të jashtme të përbashkët.[3]
Qeveria e Shqipërisë është shumë e shqetësuar me zhillimet e Kosovës fqinje, veçanërisht në periudhën pas Marrveshjes Dayton. Edhe pse Serbia pretendon rajone sikur janë provinca serbe, Shqipëria e njohu shpalljen e pavarsisë së Kosovës më 18 shkurt 2008.
Pas rënies të sistemit komunist në Shqipëri në vitin 1991, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë bëhen gjithnjë edhe më të tensionuara për shkak të akuzave të përhapura të keqtrajtimit nga ana e autoriteteve shqiptare të minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë dhe për shkak të komuniteteve shqiptare në Greqinë e veriut. Një valë e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Greqi i acarojnë tensionet. Kriza marrëdhëniet Greqi–Shqipëri arriti majën në fund të gushtit 1994, kur një gjykatë shqiptare dënoi pesë anëtarë (një anëtar i gjashtë shtë shtuar më vonë) të partisë politike të etnitetit grek, Omonia, me burgim nën akuzën se e dëmtojnë shtetin shqiptar. Greqia u përgjigj duke ngrirë të gjitha ndihmat e BE-së për Shqipërinë, dhe mbylljen e kufirit me Shqipërinë. Megjithatë, në dhjetor 1994, Greqia filloj të lejojë ndihma të kufizuara të BE-së për Shqipërinë , ndërsa Shqipëria lëshoj dy nga të pandehurit e Omonia dhe i zvogëloj dënimet për katër të tjerët.
Marrëdhëniet e Tiranës me Republikën e Maqedonisë janë miqësore, pavarsisht incidenteve etnike të herëpashershme ku përfshihen shqiptarët e atje. Tirana ka inkurajuar në mënyrë të përsëritur pjesëmarrjen e vazhdueshme të shqiptarëve në qeverinë e atjeshme.
Shtetet me marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë
Redakto- Evropë: Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Selia e Shenjtë, Hungaria, Italia, Kosova, Republika e Maqedonisë, Malta, Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar
- Amerika: Argjentina, Brazili, Kanada, Meksika, Shtetet e Bashkuara
- Azi: Armenia, Kina, Pakistani, Palestina, India, Irani, Israeli, Japonia, Katari, Malajzia, Arabia Saudite, Korea Jugore
- Afrikë: Algjeria, Angola, Egjipti, Libia, Maroku
- Australi dhe Oqeani: Australia
Pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare
RedaktoRepublika e Shqipërisë është anëtare në këto organizata ndërkombëtare.[4]
|
Marrëdhëniet e jashtme me shtetet e tjera
RedaktoAfrikë
RedaktoShteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
Algjeria | Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Algjeri
Algjeria është e përfaqësuar në Shqipëri nëpërmjet amasadës në Athinë, Greqi. | |
Egjipti | Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Egjipt | |
Libia | Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Libi Shqipëria ishte ndër shtetet e para që njohu Këshillin Kombëtar të Përkohshëm më 18 korrik 2011.[5][6][7]
|
Amerikat
RedaktoShteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
Brazili | Shih Marrëdhëniet Shqipëri - Brazil | |
Kanadaja | Shih Marrëdhëniet Shqipëri – Kanada | |
Meksika | Shih Marrëdhëniet Shqipëri - Meksikë
| |
SHBA | 1922[9] | Shih Marrëdhëniet Shqipëri - SHBA
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara
|
Azi
RedaktoShteti | Filluan marrëdhëniet formale | Shënime |
---|---|---|
Turqia | Shih Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi |
Evropë
RedaktoAustrali dhe Oqeani
RedaktoOJQ
RedaktoIsh shtete
RedaktoSee also
RedaktoReferime
Redakto- ^ The Minister of Foreign Affairs, Mr. Lulzim Basha concludes his visit in Dakar - Senegal where the 11th Summit of the Countries of the Organization of Islamic Conference held its proceedings Arkivuar 7 mars 2017 tek Wayback Machine.
- ^ Konferencë për shtyp e Ministrit të Punëve të Jashtme z.
- ^ "Ministry of Foreign Affairs". Esteri.it. 14 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 28 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albania Arkivuar 24 dhjetor 2018 tek Wayback Machine, CIA The World Factbook
- ^ "The Government of the Republic of Albania recognises the National Transitional Council in Libya, as the legitimate representative of the Libyan people". 18 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 18 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania recognizes the Transitional Council of Libya". 18 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 18 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Likmeta, Besar (18 korrik 2011). "Albania Backs Libya's Rebel Government". Balkan Insight. Marrë më 18 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Embassy of Mexico in Italy
- ^ "Albania - Countries - Office of the Historian". Marrë më 20 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Mbretëria e Bashkuar
- Estonia
- Ministria e Punëve të Jashtme estoneze në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë
- Ambasada estoneze në Athinë është i akredituar edhe për Shqipërinë
- Kroacia
- Kosova
- Turqia
- Ambasadat shqiptare në Turqi
- Ambasada turke në Shqipëri
- Ministria turke e Punëve të Jashtme në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë
- Rusia
- Analiza
- Is there an Albanian question?[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], Chaillot Paper No. 107, February 2008, European Union Institute for Security Studies
- Lani, Remzi and Fabian Schmidt. "Albanian Foreign Policy between Geography and History", The International Spectator 23, no.2 (1998): 79-103
Ky artikull përfshin material të domenit publik nga webfaqet ose dokumentet e Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ky artikull përfshin material të domenit publik nga webfaqet ose dokumentet e CIA World Factbook.