Materia është masa nga e cila sipas shkencëtarëve përbëhet gjithësia. Krijimi dhe zhdukja e saj është e lidhur ngusht me krijimin dhe shuarjen e gjithësisë. Kjo dukuri ka bërë që dijetarë të ndryshëm që në kohët e lashta të merren me studimin e materies. Kështu, më filozofi Empedokla thoshte se materia as nuk fitohet, as nuk humbet. Materia nuk humbet por vetëm kthehet prej një formë në formën tjetër. Formë e pandalshme e materies është energjia.

Lëvizja e materies është e përhershme. Format e lëvizjes së materies janë: mekanike, kimike, elektrike, biologjike. Format konkrete të materies quhen substanca. Materia është realitet objektiv me të cilën ndërtohet natyra e gjallë dhe jo e gjallë.Në kuptim me të gjerë materia përshkruhet si manifestim i njëkohëshëm i masës dhe energjisë.